S'ka targa me çip! Kompania heq
dorë nga koncesioni, kurseni 48 €

9 Mars 2016, 14:28| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Kompania shqiptaro-portugeze “Porta Saber Albania” është tërhequr nga kërkesa për koncesionin 35-vjeçar që parashikonte pajisjen me çip të të gjitha mjeteve shqiptare. Burime zyrtare nga Ministria e Transporteve bënë me dije se kompania ka hequr dorë zyrtarisht nga propozimi i pakërkuar vetëm pak ditë përpara se komisioni i vlerësimit të ofertave të japë opinionin përfundimtar mbi të. 

Duket se shkaku kryesor i tërheqjes së kompanisë ka qenë reagimi i ashpër i opinionit publik mbi këtë koncesion, i cili do t’i kushtonte çdo drejtuesi mjeti minimalisht 48 euro. Koncesioni i propozuar nga kompania shqiptaro-portugeze parashikonte që brenda tre vitesh të pajiste me çip 360 mijë mjete që rezultojnë të regjistruara në Ministrinë e Transporteve. Pas kësaj periudhe kompania parashikonte të instalonte çdo vit mesatarisht 40 mijë çipe për makinat e reja që do hynin në qarkullim. 

Kompania, 80% e aksioneve të së cilës i përkisnin biznesmenit shqiptar Gentian Sula, dhe vetëm 20% palës portugeze, parashikonte të investonte rreth 6.2 milionë euro në pesë vitet e para dhe të arkëtonte mbi 95 milionë euro përgjatë 35 viteve të parashikuara për kohëzgjatjen e koncesionit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?