Tashmë gjashtë vende europiane kanë pezulluar shitjet e armëve Turqisë, pas ofensivës ushtarak kundër kurdëve sirianë. Norvegjia, Finlanda dhe Hollanda ishin të parët që u larguan, pasuar nga Gjermania, Franca, dje Italia dhe sot Britania e Madhe.
Ministri i Jashtëm italian Luigi di Maio tha se “Në orët në vazhdim, Italia do të prezantojë një dekret ministror që unë duhet ta nënshkruaj për të bllokuar eksportet e armëve në Turqi".
Po sa armë i kanë shitur shtetet europiane Turqisë?
Ndërsa në vitin 2016 eksportet ushtarake nga vendet e BE-së në Ankara ishin 2.3 miliardë euro, në vitin 2017 ato pësuan një rritje prej gjysmë miliardë.
Duke hyrë në detaje, Mbretëria e Bashkuar në vitin 2017 i shiti Ankarasë materiale luftarak për një shumë prej 660 milion euro.
Një vit më pas, Italia eksportoi rreth 360 milion euro materiale luftarakë, duke e bërë Turqinë vendin e tretë, ndër vendet që Roma zyrtare furnizon më shumë armë, pas Katarit dhe Pakistanit.
Një shifër shumë më e lartë se ajo gjermane, 243 milion euro dhe madje tetë herë më e lartë se ajo franceze.
Polemikat për sjelljet e Turqisë janë rritur dhe brenda bllokut të NATO-s.
Ankaraja, një anëtare e Aleancës Atlantike dhe me një ushtri prej 400,000 ushtarësh në dispozicion të saj, kohët e fundit ka blerë sisteme të mbrojtjes raketore S-400 të prodhuara ruse, duke prishur marrëdhëniet me Brukselin.
Lajmi kryesor: