Selia e Rithemelimit

Sa e djathtë është apo mund të jetë PD-ja dhe disa arsye mbi krizën e rëndë

1 Shkurt, 11:42| Përditesimi: 1 Shkurt, 11:43

  • Share

Në qoftë se dikush nuk ka ide, nuk ka bindje të caktuara politike atëherë ai kur hyn në politikë nuk ka asnjë referencë dhe ai lëviz, është në gjendje të lëvizë në çdo drejtim, të bëjë çdo akt që I çon përpara atij interesa krejtësisht personale. Ideja politike, bindjet janë arsyeja dhe mjeti I vetëm që mund ta bëjnë dikë tu përmbahet disa qasjeve dhe disa parimeve, të luftojë për diçka ose për shumëçka që nuk është interes I tij I I vogël apo I ulët personal.

Politika shqiptare ka vuajtur vazhdimisht nga njerëz që nuk kanë ide politike apo nuk I bartin këto si gjëra të brendësuara që përbëjnë element të fortë identitar për ta. Kjo ka bërë që shumë njerëz, deputetë, kryeministra  apo ministra, ish ministra apo ish kryeministra të shfaqen herë si të djathtë herë si të majtë, herë si socialdemokratë herë si konservatorë, herë si liberalë herë si progresitë, herë si komunistë dhe herë si antikomunistë. Inkoherenca e tyre ka qenë dhe është monumentale. Për një gjë janë të majtë për diçka tjetër po këta njerëz janë të djathtë. Për një gjë janë konservatorë dhe për një gjë tjetër komplet liberalë.

Kjo gjë ka bërë që politika, debati politik dhe veprimi politik të jetë krejtësisht i shfazuar, I dalë nga binarët, kaotik, agresiv, me fjalor nga më të ulëtit, me sharje dhe shpifje nga më të poshtrat. Ajo që I udhëheq është vetëm interesi dhe asnjë lloj ideje, asnjë lloj bindjeje e cila do të mund ti kufizonte të silleshin sipas një morali apo parimi të caktuar politik I cili do të ishte pasojë e këtyre ideve.

Ajo që njihet si e djathta  në Shqipëri, ajo që gjendet e lidhur me ose pas të djathtës është pak a shumë Partia Demokratike. Kjo parti, ky formacion politik jo vetëm është në një krizë të thellë. Ajo ka qenë gjithnjë e mbushur me inkoherenca, e mbushur me mungesa të rënda idesh, e populluar nga politikanë dhe  drejtues politikë që nuk kanë dëshmuar kurrë se bartin ide, se I kanë ato vokacion dhe se identitetin dhe sjelljen e tyre e ndërtojnë nga këto ide.

Gjendja e rëndë sot e Partisë Demokratike vjen pikërisht nga ky fakt. Kjo gjendje është ngjizur dhe rritur gradualisht derisa tan I ka shpërthyer.  Gjendja e rëndë e PD-së vjen bash nga të qenit e saj nën kontrollin e njerëzve që veprojnë dhe udhëhiqen vetëm nga epshi, vetëm nga oreksi, vetëm nga interesi I vogël dhe I ulët dhe nga asnjë ide politike dhe asnjë bindje ideologjike. Lëvizja e Foltores e nisur në vitin 2021 nga Sali Berisha është kulmimi i kësaj qasjeje, i këtij identiteti të Partisë Demokratike. Bashkimi me këtë lëvizje I deputetit Gazmend Bardhi e shtyu edhe një shkallë më lart boshëshinë ideore dhe sjelljen e udhëhequr nga epshi apo oreksi. Po flasim për PD-në  sepse ajo pretendoi që në fillim, siç duhet të bënte, se ishte bartëse e vlerave të të djathtës. Po flasim për PD-në sepse ajo mund të jetë forca që e ndryshon këtë trajektore rraskapitëse për vendin. PS-ja,  e majta ( nqs mund ti përdorim këto emërtesa pasi edhe PS-ja nuk dihet më se ç’ngjyrë ka)  nuk mundet kurrë të jetë forca që gjen mënyra të shmangë kontrollin nga epshi apo nga oreksi. PS-ja, e majta, janë simbolika e epshit.

Thelbi I të djathtës, pika ku burojnë idetë e të djathtës, ka të bëjë me besimin se njeriu mund të bëjë dëme shumë të mëdha, mund të shkatërrojë liritë themelore të të tjerëve, mund të udhëhiqet nga impulse shumë të këqija, mund të prishë dhe bëjë copë institucione të rëndësishëm sociale dhe politike. Duke qenë kështu atëherë do të duhet  një pushtet që të mos e lejojë njeriun të bëjë dëme të tilla, të mos bëhet shkatërrues I lirive dhe të mos udhëhiqet nga epshi dhe oreksi. Ky pushtet, sipas të djathtës, nuk mund të jetë qeveria, sistemi politik apo pushteti politik sepse ky pushtet do të kthehej në tiranik. Qeveria duhet të jetë e vogël, qeveria nuk duhet të ketë shumë pushtet dhe aq më pak pushtetin që të mos lejojë impulset e këqija, epshet apo orekset të udhëheqin njerëzit. Këtë pushtet do ta kishte diçka shumë e lartë, një pushtet shumë më I lartë, do ta kishte pushteti I Zotit. Njerëzit do të kenë frikë Zotin, do të përmbahen, do të vetekufizohen nga frika prej Zotit.

Nga kjo premisë lind ideja e të djathtës dhe kjo ide formësohet tërë veprimi dhe sjellja politike e djathtë.

Nga ky kënd duhet ta shohë e djathta dhe ata që besojnë tek e djathta  edhe sjelljen e shëmtuar në parlament të grupit që udhëheq Sali Berisha dhe Gazmend Bardhi. Aty thjesht kanë shpërthyer epshet dhe lakmitë personale në formën më brutale.

Ku është aty vetëpërmbajtja, ku është bindja e djathtë e vetëkufizimit, e mos sharjes, e mosshpifjes? Ku është bindja e djathtë se e mira triumfon dhe fiton vetëm nga të bërit vetë mirë, vetëm nga shembulli I mirë, vetëm nga sakrifikimi I dëshirave, dhe I nevojave madje, personale. Ku është frika prej Zotit, ku përunjësia që imponon kjo frikë? Ata deputetë kanë zënë rolet e antagonistit me kryeministrin Rama jo për të dëshmuar se janë antagonistë por për të qenë protagonistë. Në Greqinë e vjetër, në teatrin e saj madhështor rolet e para, protagonistët, në shmë raste për të shfaqur këtë rol, zgjidhnin antagonizmin. Pra ata bënin si antagonistë në teatër për të qenë protagonistë.

Këtë bëjnë edhe deputetët e lëvizjes së Foltores, deputetët e drejtuar nga Bardhi dhe Berisha. Ata kurrë nuk kanë treguar se kanë ide që i udhëheq. Kurrë nuk kanë thënë se çfarë mendojnë dhe se nuk bëjnë kompromis për ligjin mbi pronën, mbi  ligjin 7501. Kurrë nuk kanë thënë se çfarë mendojnë për martesat homoseksulale dhe se ata nuk bëjnë kompromise për këtë çështje. Kurrë nuk kanë thënë se çfarë mendojnë për liritë fetare dhe se ata nuk bëjnë kompomise me liritë fetare. Kurrë nuk kanë thënë dhe nuk kanë treguar se nuk bëjnë kompromis me dënimin e krimeve të komunizmit, me hapjen e dosjeve të sigurimit. Kurrë nuk kanë thënë se e kanë synim dhe vokacion politik që udhëheq sjelljen e tyre largimin nga politikla të njerëzve që vijnë nga funsksionet në komunizëm. Kurrë nuk kanë treguar se parimi që askush të mos jetë mbi ligjin është i paprekshëm dhe i shenjtë për ta. Përkundrazi kanë treguar se duan që disa të fuqishëm të mos preken nga hetimi dhe ligji.

Deputetët e opozitës të grupuar në lëvizjen e Sali Berishës për fat të keq do ta shtojnë ashpërsinë e sjelljes se pakuptimtë dhe epshore sepse janë pa ide dhe duke qenë pa ide kanë vepruar në mënyrë të tillë që nuk i beson njeri. Duke qenë pa ide janë udhëhequr nga interesi i ulët dhe ky interes i ka konsumuar aq keq sa iu bashkëngjitën një lëvizjeje kundër historike, kundër logjike si Foltorja. E djathta është një ideal dhe askush të mund të arrijë apo zbatojë idealisht idealin por si ideal ai është një synim, duhet të jetë një synim. Duke qenë një synim ai bën të mundur bartjen e ideve dhe krijimin e një mënyre të fisme sjelljeje dhe padyshim pëlqimin nga publiku.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?