Sa e vështirë është të jesh ‘image maker’ e VIP-ave shqiptarë? Miranda Dupi flet për artistët me të cilët ka punuar: Personazhi publik që ka më shumë stil… (VIDEO)

7 Shkurt 2020, 12:10| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 14:30

  • Share

“Image maker” është një term i ri i futur në Shqipëri vetëm vitet e fundit dhe sapo përmend këtë term, menjëherë në mendje të shkon Miranda Dupi, personi të cilit shumë artistë shqiptarë i kanë besuar kurimin e imazhit të tyre, jo vetëm në daljet publike, por edhe në të përditshmen e tyre.

E ftuar në “Rreze Dielli” Miranda ka folur pikërisht për personazhet publike që kuron, duke treguar edhe disa ‘sekrete’ të tyre. Ajo thotë se kur erdhi në fillim në Shqipëri, pas një eksperience të gjatë në Greqi e kishte të vështirë, por kuptoi që artistët shqiptarë duan të vishen mirë dhe kanë stil.

Por ja mendimi që ajo ka për artistët që ka veshur.

Alban Ramosaj ka ide, është kreativ, është shumë i informuar për gjithcka.

Alban Skënderaj është shumë kërkues, detajist, i rregullt, është special. Është klas, nuk mund të vishet si rrepist, por është djalë modern që i shkon cdo gjë.

Fifi është kërkuese, me ide dhe kreative. Nuk më lodh.

Arilena Ara  Është detajiste, ka dhe menaxherin që është shumë i mirë, mund të themi që ai është çelësi i gjësë, pavarësisht se Arilena është e bukur, e talentuar, ka karakter, është shumë natyrale.

Elhaida Dani I them faleminderit që kishte besim te mua që Elhaida më zgjodhi si kuruese imazhi në Eurosong, e kam shijuar.

Xhensila Myrtezaj Nuk kam punuar shumë me Xhensilën, por për aq sa kemi punuar, di cfarë do, ka stil dhe i shkon cdo gjë.

Miriam Cani Qershia mbi tortë, e dua shumë, ka kërkesa për gjërat e saj, është korrekte. Ka një edukatë gjermane.

Kejsi Tola dhe Samanda janë gjithashtu shumë të mira, artiste dhe me detaje. Më pëlqen që punoj me njerëz që janë kërkues.

Me Albana Osmanin jemi si motra, e vendosim bashkë, është si stiliste” shprehet Miranda Dupi.

Ajo thotë se është e hapur ndaj kundërshtimeve që bëjnë artistët nëse dicka nuk i pëlqen.

Sipas kurueses së imazhit më të njohur në vend, Jonida Maliqi është personazhi publik që vishet më bukur.

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?