Presidenti i Shteteve të Bashkuara merr një pagë bazë prej 400 mijë dollarë në vit, ose mbi 30 mijë dollarë në muaj. Kjo referuar dokumenteve zyrtare dhe lajmit të publikuar nga agjencia “Reuters”.
Kjo është një pagë e vendosur nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në vitin 2001. Para kësaj, paga ishte vendosur në 200 mijë dollarë, nga viti 1969 deri në vitin 2001.
Në terma realë, paga ka rënë ndjeshëm, me 200,000 dollarë në vitin 1969 që janë ekuivalente me 1.66 milionë dollarë sot.
Përveç pagës, presidenti merr 50,000 dollarë në vit për shpenzime të tjera. Përfitimet vazhdojnë për një kohë shumë të gjatë me një pension federal që u jepet atyre që largohen nga detyra.
CNN raportoi se Donald Trump ka marrë 230,000 dollarë në vit kontribute për pension që nga fitorja e zgjedhjeve të vitit 2016, Presidenti mund të shpenzojë 100,000 dollarë për rinovimin e Shtëpisë së Bardhë kur të vendoset.
Atij i jepet gjithashtu një buxhet prej 19,000 dollarësh për argëtim dhe 100,000 dollarë për shpenzimet e udhëtimit çdo vit. Këto janë përveç fluturimeve nëpër botë dhe kujdesit shëndetësor falas.