Bashkimi evropian ka investuar në vendet e Ballkanit Perëndimor 23.9 miliardë euro që prej vitit 2009. Pjesa më e madhe e fondeve është përfituar nga Serbia (8.5 miliardë), më pas është Bosnja (5.7 miliardë) dhe më pas është Shqipëria që ka përfituar nga BE investime në vlerën 3.2 miliardë euro.
Fondet përfitohen nëpërmjet Kuadrit të Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF) është një nismë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare, donatorëve dypalësh dhe përfituesve, që synon të rrisë harmonizimin dhe bashkëpunimin në investime për zhvillimin socio-ekonomik të rajonit dhe të kontribuojë në perspektivën evropiane të vendeve perëndimore. Ballkani.
Sipas të dhënave grantet e përfituara janë në vlerën 355.6 milionë euro, ku pjesa më e madhe prej 272.1 milionë euro është investuar në transport, 36.2 milionë euro janë përdorur në sektorin e energjisë, ndjekur nga mjedisi e klima me 28.9 milionë euro, më pas është e ardhmja dixhitale me 15.4 milionë euro si edhe kapitali njerëzor 3 milionë euro.
Po ashtu Shqipëria ka marrë nga BE hua në vlerën 658 milionë euro.
Nëpërmjet investimeve që do të vijnë nga BE deri në vitin 2030 synohet rritja e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme, rehabilitimi i 185 kilometra hekurudhë, përmirësimi i sistemit të ujit dhe kanalizimeve për mbi 975 mijë njerëz. Po ashtu do të investohet në 627 shkolla për tu pajisur me laboratorë inteligjentë ku përfitojnë 198 nxënës/vit.
Ndërkohë investimet e kaluara të BE janë përqendruar tek Hekurudha Tiranë-Durrës, HEC-i i Fierzës, Baypass i Tiranës, Porti i Durrësit apo tek linja e interkonjeksionit me Maqedoninë e Veriut
Plani i rritjes do të ketë në fokus aksesin në tregun evropian për kompani dhe fusha të caktuara, fonde për nxitjen e bizneseve dhe investime të tjera në transport, energji, ujë etj.
INVESTIMET E BE NË BALLKAN
Serbia 8.5 mld euro
Bosnje Hercegovina 5.7 mld euro
Shqipëria 3.2 mld euro
Maqedonia e Veriut 2.6 mld euro
Kosova 2 mld euro
Mali i Zi 1.9 mld euro
GRANTET E PËRFITUARA NGA WBIF
Grantet e WBIF: 355.6 milion €
Grantet për investime: 302.3 milion €
Asistencë teknike: 53.3 milion €
Transport i qëndrueshëm 272.1 milionë euro
Energji e pastër 36.2 milionë euro
Mjedisi dhe klima 28.9 milion €
Kapitali njerëzor 3 milion €
E ardhmja dixhital 15.4 milion €
272 milion euro per transportin qe eshte si ne Afghanistan.
PërgjigjuDhe cfare eshte bere me keta 3,2 miliarde?se nuk jane miljarde leke por miljarde Euro!Ku shkuan?
Përgjigju