Që prej aneksimit të Krimesë dhe kërcenimeve aso kohe (më 2014) për ta hequr Rusinë nga Swift, Rusia nisi të krijojë një sistem alternativ për transaksionet ndërkombëtare.
Çka do të thotë se transaksionet nuk është se do të bllokohen, thjesht kompanitë do e kenë më të vështirë për të kryer transaksionet, me gjasë nuk janë aq të shpeshta sa Swift por do zgjasin në kohë. Kjo mbetet të parë se si do funksionojë sistemi alternativ i Rusise dhe sa te sigurta do jenë transfertat, se një nga pikat e forta të Swift është edhe që i gjurmon transfertat. Ky sistem që ka ndertuar Rusia ka të anëtaresuara mbi 400 banka deri tani (dhjetra janë banka nga shtetet e ish Bashkimit Sovjetik). Swift përfshin rreth 11 mijë institucione financiare nga mbi 200 shtete dhe selinë e ka në Belgjikë. Sigurisht që këto sanksione janë të rënda, Rusia do përballet me vështirësi të mëdha ekonomike, Rubla mund të zhvleresohet totalisht. Por duke qene se Rusia eksporton gaz dhe naftë edhe per Evropën, ndoshta do gjendet një zgjidhje tjetër pas këtyre sanksioneve.
Lajmi kryesor:
Goditje e madhe për Rusinë, aleatët perëndimorë do të heqin bankat kryesore ruse nga Swift! BE: do të paralizojmë asetet e Bankës Qëndrore
G.MO/ReportTv.al