Pas një kohe të gjatë larg medias, Sandër Kovaçi, ish drejtor në SHIK-un e Gazdidedes, tashmë i veshur me petkun e kreut të sindikatës së pedagogëve, u shfaq sërish në publik gjatë ditës së sotme.
Pak pasi Sali Berisha foli për “Revolucion”, Sandër Kovaçi paralajmëroi se opozita do të organizojë protestën e radhës në datë 22 shkurt.
Të njejtin angazhim Kovaçi pati edhe vitin e kaluar, kur organizonte protesta fill pas mitingjeve të Berishës.
Asokohe, mediat denoncuan se si protestat e pedagogëve ishin organizuar nga ky ish zyrtar i lartë i SHIK-ut, i cili ishte angazhuar publikisht edhe në fushatën e “Rithemelimit” të PD, në krah të Sali Berishës./Lexo.al