Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ka ironizuar Belind Këlliçin dhe protestat e tij nga takimi me socialistët e Laprakës dhe Njësisë 11 ditën e sotme.
Teksa komentoi protestat e opozitës para bashkisë, ai tha se e vetmja alternativë që ofron PD-ja në 2024 është djegia e gomave dhe sulmet me molotovë.
“Më pyesin njerëzit pse nuk u përgjigjesh atyre. Po kujt t’i përgjigjem? Aq goma sa djegin ata, ne kemi ndërtuar shkolla të reja. E kisha atë kandidatin në zgjedhje dhe u rrah me 60 mijë vota. E shoh në çdo protestë, ka më shumë flokë. Aq sa mbjell ai flokë në kokë, ne kemi bërë shkolla në Tiranë. Është diferencë shumë e madhe. Sot, të jesh në opozitë është super sport. Ti mund të shkosh të djegësh goma te Parlamenti, te Kryeministria, te Bashkia. Ky vetëm lyen flokët. Thashë me vete ku i del koha këtij, se s’ka bërë asnjë shkollë, vetëm lyen flokët! Kjo është të qeshësh e të qash. Viti 2024, varianti i opozitës është digj goma, mbill flokë. Ky është varianti i tyre”, tha ai.
Veliaj pati edhe një falënderim për socialistët që ndër vite kanë kontribuar në zhvillimin e vendit, ndërsa Veliaj kujtoj edhe kohët e vështira, kur qytetarët dhunoheshin nga SHIK-u i Berishës.
“Kemi bërë 5 shkolla, duhet të bëjmë të tjera; kemi bërë 50 rrugë, duhet të bëjmë të tjera. Por, ku do të ishim sot po të ishte dorëzuar ajo gjeneratë që e mbajti PS në ‘94-ën? Ku do ishim sot ishim sot nëse do të ishte dorëzuar gjenerata që e mbajti partinë në ‘96-ën në zgjedhjet lokale? Po në ‘97-’98, me ato situata skandaloze, që për të bërë karrierë në Republikën e Shqipërisë duhet të rrëmbeje një socialist, siç u rrëmbye Remzi Hoxha? Të bëje karrierë duhet të rrihje një socialist, siç u rrah Edi Rama, Blendi Gonxhe, Servet Pëllumbi, Petro Koçi. Të bëjë karrierë në shtet duhet të dhunojë dhe të derdhje gjak socialistësh, siç ndodhi në 21 Janar. Sot jemi këtu jo vetëm për të shkuar përpara, por për ta kthyer një minutë kokën pas, për të falenderuar ata që e mbajtën këtë parti në ditët tona më të vështira”, u shpreh Veliaj.
Ai solli në vëmendje se fitorja e Edi Ramës dhe PS në zgjedhjet e ardhshme ka një rëndësi të veçantë.
“Ne nuk e kemi qejf, ose pasion, ose dëshirë. Ne e kemi mision historik, që në 2025-ën, Partia Socialiste të fitojë sërish, e të qeverisë vendin, e të transformojë këtë realitet si kurrë më parë. Ne që jemi socialistë themi se ditët më të mira i kemi përpara. Ky vend, ky shtet, ky qytet, kjo lagje, më mirë se kaq s’ka qenë, por më mirë do behet falë PS. Çdo votë është përkthyer në punë, punë, punë!”, deklaroi Veliaj.
Me vjen keq o Erjon por Kelliçi te ka numeruar vjedhjet, kurse ti po i numeron floket ! Pak abstrakt me duket ky krahasim ! Kjo tregon se Kelliçi ka te drejte.
PërgjigjuShume respekt per punen e Veliajt por kujdesi per floket eshte kulture dhe kjo tregon provincializem dhe mungese kulture nga z.Veliaj
PërgjigjuBëje Lulishte model aty poshtë Digës së Liqenit Artificial të Tiranës!..mjaft me Kulla betoni!.. mbille me pemë e gjelbërim,duke e lidhur me Pishinat!
PërgjigjuDo i besh shoqeri ne burg Metes shume shpejt o lal plehu
PërgjigjuNuk i gjen gje keto legena or teeeejjjjj
Fiku, kushedi te del enderra!