Ushtrimet e shpeshta të frymëmarrjes , të ngjashme me ato të kryera në një praktikë joga, mund të rrisin kapacitetin e mushkërive për ajër. Prandaj, është një faktor që me praktikë mund të përmirësohet.
Mirëpo, si mund ta kuptojmë se sa e mirë është cilësia e frymëmarrjes sonë? Stafi mjekësor në Spitalin Zydus në Indi ka krijuar një test të lehtë të frymëmarrjes.
Konkretisht, nëse një person mund të mbajë frymën për 14 sekonda, ai ka "mushkëri normale". Nëse mund të mbajnë frymën për 35 sekonda, do të thotë se ka "mushkëri të forta", ndërsa ata që mund të mbajnë frymën për 70 sekonda, kanë "mushkëri të shkëlqyera".
Ju te cili grup bëni pjesë?