Formula 1 nuk është vetëm një garë shpejtësie, por një kulm i teknologjisë, inxhinierisë dhe investimeve marramendëse. Një makinë e kompletuar F1 për sezon kushton rreth 14.7 milionë euro, duke e bërë këtë sport ndër më të kushtueshmit në botë.
Motori, “Zemra” më e shtrenjtë
Pjesa më e shtrenjtë e makinës është motori hibrid turbo, i njohur si “Power Unit”, i cili kushton rreth 9.66 milionë euro në sezon. Ky sistem i avancuar kombinon performancën maksimale me efikasitet të lartë energjie dhe është një kryevepër e inxhinierisë moderne.
Çmimet e pjesëve kryesore
Shasia (skeleti i makinës): 644,000 euro
Krahu aerodinamik (pjesë kyçe për balancën dhe shpejtësinë): deri në 230,000 euro
Transmisioni: 322,000 euro
Timoni (një kompjuter në formën e një timoni): 46,000 euro
Sistemi “Halo” për mbrojtjen e pilotit: 15,640 euro
Detajet e tjera që shtojnë faturën
Karburanti për një sezon: deri në 28,520 euro
Gomat për një garë: rreth 35,880 euro
Sistemi i frenimit prej karboni: 72,000 euro
Sistemi hidraulik: 156,000 euro
Këto kosto të jashtëzakonshme ndihmojnë të kuptohet pse vetëm pak ekipe në botë kanë mundësinë të garojnë në këtë nivel.
Buxheti i kufizuar një përpjekje për barazi
Për të frenuar shpenzimet dhe për të krijuar më shumë barazi në konkurrencë, katër vjet më parë FIA vendosi një limit buxheti, i cili për sezonin aktual është ulur në 140.4 milionë dollarë. Edhe pse ky limit nuk përfshin të gjitha shpenzimet (si rrogat e pilotëve apo marketingun), ai ka sjellë ndryshime të ndjeshme në mënyrën si operojnë skuadrat.
Komente
