Modelja Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj Jacub Kindl

VIP & Spektakël

‘Sa lek të hodhën në dasmë?’ Afërdita Dreshaj jep përgjigjen surprizuese: Këtu paguhet darka

16 Shtator 2018, 11:24| Përditesimi: 16 Shtator 2018, 11:28

  • Share

Kur bëhet fjalë për dasmat shqiptarët e tregojnë gjithmonë respektin dhe dashurinë që kanë për ty me sasinë e lekëve që të hedhin kur martohesh. Madje ka edhe nga ata që mbajnë listën e parave të hedhura në mënyrë që të të kthejnë nderin, kur të bjerë rasti.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, modelja dhe këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj ka folur për dasmën e saj. Normalisht nuk mund të mungonte pyetja tipike e Ermal Mamaqit: Sa lekë të hodhën në dasmë?

-Asnjë, pse duhet të hedhin lekë? Ua po e keni me lekë ju, këtu paguhet darka,”- u përgjigj Dreshaj.

-Po ti paske dalë gropë mi goc, po shpenzimet kush i hoqi?- vijoi ta ngacmonte më tej moderatori. Afërdita sqaroi se dasma ishte e përbashkët, e saj dhe e Jacubit kështu që gjithçka e kanë bërë bashkë.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?