Periferi

 Sa me fat Armand Shkullaku që sulmon Ramën, në krahasim me Adriatik Doçin që denoncon Metën

18 Tetor 2020, 12:45| Përditesimi: 18 Tetor 2020, 13:22

  • Share

Ndodhi diçka para syve të të gjithëve këtë javë, por nuk jemi të sigurtë nëse të gjithë e vumë re formën dhe përmbajtjen ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta përjetojmë përherë. Nuk është e para herë që ndodh. Gazetari Armand Shkullaku u kap duke thënë një akuzë ndaj Edi Ramës në studion e Opinion të Blendi Fevziut që vetë Rama e ka përgënjeshtruar duke paraqitur disa fakte. Eshtë e rëndë kur një politikan kapet duke gënjyer, por e pafalshme kur një gazetar kapet nga një politikan duke gënjyer, e sidomos nëse e bën me qëllime politike. Por aq shumë jemi mësur me këtë, sa sot nuk habitet njeri. Mund të ndodhë që një gazetar të gabojë, një burim mund të jetë i pasaktë, por në misionin e tij një gazetar nuk mund të gënjejë qëllimisht. Gënjeshtra me qëllim është e pafalshme në një vend ku do të funksiononin siç duhet rregullat e demokracisë. Nuk kemi dëshirë të gjykojmë veprimin e Shkullakut në rastin konkret (nëse ishte thjesht gabim apo gënjeshtër e qëllimshme), kur kemi gazetarë nga i njëjti front që shpikën një serial Babaleje të tërë, apo që mbrojnë fake news të fabrikuara në tavolinë e të botuara pastaj edhe nëpër media të huaja për ta bërë më të besueshme, por, do të doja të vija në dritë ndryshimin e reagimeve të politikanëve.

Në të njëjtën ditë kur ndodhi ‘’incidenti’’me Shkullakun një tjetër gazetar, Adriatik Doçi nga Shqiptarja.com ka përcjellë gjithë aferën e dhënies së nënshtetësive me procedura të privilegjuara nga Presidenti Ilir Meta. Të gjithë mund të konsultojmë përgjigjet vulgare, ofenduese si nga ana e vetë Presidentit ashtu dhe të zëdhënësit të tij të cilët pa asnjë përpjekje për të përgenjeshtruar me fakte dokumentat e gazetarëve (si bëri Rama me Shkullakun) janë marrë drejtpërdrejt vetëm me gazetarin personalisht. Po përmendet familja, babai, i gazetarit, bashkëshortja të vënë në gijotinë me etiketime banale dhe pjesererisht te kopjuara nga fjalori vulgar dhe shpifes i profesor doktor Sali Berishës, profesionist i pa arritshëm në këtë fushë. Armand Shkullaku është me shumë fat përballë Adriatik Doçit, pse ndryshe nga kolegu, askush nuk po merret me familjen, jetën e pasurinë e tij. Ashtu siç askush nuk njeh e nuk përmend familjen, të afërmit e gjithë gazetarëve mbështetës të deklaruar të opozitës aktuale. Pas çdo konference apo debati me Ramën për fat dhe bën shumë mirë që del një gazetar/e “hero” e kundërshtues, por akoma për fat, nuk nis linçimi për të dhe familjen e tij se guxoi të kundërshtojë Ramën.

Pra, nga një anë kemi politikanët  e opozitës (ish qeveritareve do të ishte më i saktë si përkufizim) që përballë gazetarëve sulen me të gjithë arsenalin e sharjeve dhe ofendimeve publike: etiketimeve të emrave dhe mbiemrave, të jetëve  personale, të familjes e të afërmëve, të gjyshërve dhe të stërgjyshërve. Të kujtoj disa? Sali Berisha i pari në listë për agresivitetin e tij dhe më pas disa nga figurat e PD-së që e imitojnë, por edhe LSI e krerët e saj nuk po mbeten pas. Fjalët e tyre janë nga më të rëndat dhe ofendueset pa sjellë asnjë kundërprovë ndaj gazetarëve që i kundërshtojnë. Adriatik Doçi po përjeton të njëjtin "fat" me pak gazetarë si Mero Baze, Carlo Bollino, i mirënjohuri Andrea Stefani që sot nuk jeton më, që janë sulmuar egërsisht vetëm se kanë pasur kurajon të kritikojnë këtë pjesë agresive të politikës. 

Ndërkohë  në kundërpërgjigjen që Edi Rama i bën Armand Shkullakut mbi faktet për impjantet e përpunimit të plehrave në Elbasan nuk gjen asnjë fjalë personale, ofenduese, denigruese ndaj personit gazetar veç kundërshtimit që ka të bëjë me lajmin vërtetësinë apo pavërtetësinë e tij. Eshtë një vijë e trashë dalluese që huton opinionin publik: janë të rënda kundërshtimet e fakteve dhe të opinioneve, apo sharjet, shpifjet, kërcënimet dhe manipulimet që disa i kanë kthyer tashmë në zakon pa habitur njeri? Cilën metodë duhet të mbështesim? Kjo është e rëndësishme në dallimin e qëllimeve dhe të punës së çdo shqiptari. Shpresoj e uroj që edhe pas këtij opinioni e konstatimi të mos rinisë linçimi i radhës, siç është zakon nga një kategori tashmë e caktuar dhe e profilizuar në Shqipëri.

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • altin: 23/10/2020 15:43

    ja dhe kjo "eruditja" qe na shet teorira pseudo europiane

    Përgjigju
  • Daj Ceni: 19/10/2020 07:53

    Pene fantastike Te lumte Alba

    Përgjigju
  • Xhaxhi: 18/10/2020 22:51

    Eshtë e rëndë kur një politikan kapet duke gënjyer, por e pafalshme kur një gazetar kapet nga një politikan duke gënjyer.(Shkeputur nga analiza). Personalisht mendoj se eshte e kunderta.Nje gazetar vetem fjalen ka.Kurse politikani ne rastin tone Kryeministri ka shume me shume.Genjeshtrat e polikaneve kushtojne miliarda dhe krijojne varferi e skamje per njerzit ne mbare globin.Genjeshtra e gazetarit nuk te le pa pune dhe pa buke dhe pa te ardhme.

    Përgjigju
    • xhuxhi: 22/10/2020 07:47

      Nje gazetar i mire ska vetem fjalen por edhe faktet. Fjalet dhe faktet e gazetarit hedhin ne ere karrieren e politikanit, fjalet e genjeshterta i rritin vleren edhe nje politikani te pa denje.

  • www.youngtribune.com: 18/10/2020 22:47

    Vazhdoni e beni detyren tuaj me fisnikeri gazetare te ndershem. Populli ju perkrah. Sa per Meten car te thuash aman. Me laps e leter u kap,hajdut dhe njeri I shpifur

    Përgjigju
  • Sifi: 18/10/2020 18:47

    Zonja Maktezi kur ben diferencen midis sjelljes se Rames me nje kallup pseudogazetar provkator si Shkullaku dhe sjelljes se Metes me gazetarin Doci ,shkaku eshte kultura e politikaneve .Midis rrenes dhe se vertetes qendron priova .Doci provoi ne fakte kurse Shkullaku vazhdou avazin e modelit babale te PD

    Përgjigju
  • rezi: 18/10/2020 18:23

    Pikërisht kështu duhet bërë analiza, faleminderit Alba Malltezi! Denigrimi i jetës private të dikujt vetëm se s'të pëlqen argumenti, bëhet nga njerëz të vegjël, pa personalitet. I tillë është Ilir Meta dhe gjithë shpura e ishqeveritarëve që sa kishin pushtet nuk bënë asgjë, vetëm u pasuruan.

    Përgjigju
  • A...Zh: 18/10/2020 17:33

    Duket sikur ky vend eshte habitati i shpifjes, intriges, ligesise! Kjo analize eshte rasti kur e verteta thuhet thjeshte, natyrshem, pa sforco. Bravo ZONJE!

    Përgjigju
  • Ela: 18/10/2020 16:22

    Nje bravo te madhe. Alba je gazetare per fekte. Analiste me stil te vecante, intelektuale perfekte, kontribuse e madhe ne qartesite politike,

    Përgjigju
  • Kacidhe: 18/10/2020 15:35

    Shkullaku nje shkerdhate gazetar... Doci tmerr i hajduteve dhe krimineleve

    Përgjigju
  • edi: 18/10/2020 14:52

    Faleminderit nje News qe thjesht por me detaje pergenjeshtron dhe ben te qarte te barllen ne te zeze

    Përgjigju
  • Lala: 18/10/2020 14:24

    Analizë e thjeshtë dhe e saktë. Kjo është gazetaria dhe pikë! Po kush do të të kuptoi ty moj çupa e lalës, po nuk shave pak nga nëna, pak nga motra, pak nga gruaja dhe nga soi e sorollopi nuk quhet " gazetaria e nderëshme,, dhe e " fortë,,

    Përgjigju
  • Tirona: 18/10/2020 14:01

    Kete shkrim dergojani kanaleve televizive qe ta transmetojne ne emisionin e lajmeme sepse ky eshte lajm qe ta shohi e gjithe shqiperia , se jo te gjithe e lexojne gazeten.Disa pjese te ketij shkrimi PS duhet ti perdori per fushaten elektoriale se ka per te fituar shume nga ata qe jane te lekundur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?