Tiranë- Kryeministri Edi Rama përsëriti sot (9 prill) thirrjen ndaj qytetarëve shqiptarë për votim masiv të PS-së në zgjedhjet e 11 majit, që përcaktojnë sipas tij edhe të ardhmen e vendit drejt anëtarësimit në BE.
Me një postim në llograinë e vet në rrjetin social facebook, kreu i mazhorancës, teksa vendos “Voto 5” me një zemër mbrapa, bën thirrje që “sa më shumë të bëhen më 11 maj, aq më i madh bëhet edhe krahu i shqiponjës drejt ngjitjes së majës së BE-së më 2030”.
Në fund e mbyll edhe me tre emoji, ku janë flamuri i BE-së, dora e hapur që simbolizon numrin 5 të PS në fletën e votimit dhe flamurin shqiptar.
“VOTO 5! Me ty, mua dhe Partinë Socialiste bëhemi më shumë e sa më shumë të bëhemi më 11 maj, aq më i madh bëhet krahu i shqiponjës në ngjitjen drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”.
Postimi i kryeministrit Edi Rama, sot në rrjetin social Facebook
Komente
