Ndërsa i gjithë shteti duket, me të drejtë, i mobilizuar në çdo fshat dhe skutë për të kapur “manipulatorët” e shitblerjes së votës për zgjedhjet e 11 majit 2025, një fakt i bujshëm, përpara syve të të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, duket se nuk shqetëson institucionet që paguhen nga taksat e qytetarëve për të garantuar transparencë dhe barazi zgjedhore.
Si është e mundur që deri më sot, as SPAK, as Task Forca e ngritur enkas për këtë qëllim, dhe as KQZ-ja, nuk kanë ngritur pyetjen: Si ka mundësi që Chris LaCivita, konsulenti i Presidentit të vendit më të pasur dhe më të fuqishëm në botë, SHBA-së, paguhet për të çuar drejt “fitores” liderin e opozitës së vendit më të varfër në Europë?
Dhe jo vetëm Chris LaCivita, por edhe 3-4 të tjerë, po aq të shtrenjtë dhe luksozë – konsulentë që shumë liderë të vendeve të pasura nuk mund t’ua lejojnë vetes apo financave të tyre – paguhen nga Partia Demokratike e Sali Berishës.
Sa paguhen? Si paguhen? Me çfarë parash paguhen? A nuk është detyrë institucionale të verifikohen në kohë reale burimet dhe financimet e një fushate, kur dyshohet se mund të përdoren para nga burime të panjohura?
Ky duket si një nga skandalet më të rënda të këtyre zgjedhjeve, që nuk ka vënë ende në lëvizje shtetin shqiptar.
“Blerja” e një konsulenti si LaCivita nga Partia Demokratike dhe lideri i saj mund të fshehë transaksione marramendëse, apo premtime të jashtëzakonshme në rast se LaCivita do të arrijë atë që kërkon Sali Berisha.
Është koha që institucionet shqiptare – SPAK, Task Forca dhe KQZ – të tregojnë se ekzistojnë dhe se kompleksi që kanë treguar ndër vite ndaj Sali Berishës mund e duhet të tejkalohet, sidomos kur bëhet fjalë për transparencën në financimin e fushatës zgjedhore.
Komente

E para qe konsideroj me te rendesishme eshte qellimi i LaCivita si konsulent ne hartimin e nje fushate elektorale te nje partie qe ne kete rast eshte PD. Origjinal nga USA mendoj se ardhja e LaCivita eshte nje tregues i balances ne programin ekonomik per te "ekuilubruar ekonomine e kapur nga shtetet petrostate lindore. Disbalanca ekonomike dhe vendosja e nje "statusi te drejte" te ekonomise duke i dhene drejtimin e duhur kerkeses dhe te mos ndryshoje ose te shkurtoje oferten. Pra si hartues i planit ekonomik dhe politik te fushates synon ne drejtimin e balances drejt nje procesi " te monitoruar perendimor". Qellimi i LaCivita eshte ndryshimi, ndryshimi i opozites se deritanishme e mbrujtur nga idete tranzitive te Nokes me shoke qe e lane opoziten ne fazen e tranzicionit te papercaktuar ekonomik dhe politik duke detyruar politikane dhe aktiviste te PD, qe perbenin nje baze intelektuale te forte te argumentimit dhe kundershtimit te largoheshin. Mendoj se LaCivita do kete ne qender te fushates se tij Ndryshimin dhe hartimin e nje programi elektoral qe kenaqe pritshmerine e elektoratit te zhgenjyer te PD. Per pyetjen se sa paguhet, si paguhet dhe ne cfare forme paguhet?? Pergjigjia ime eshte ne forme alegorike: "- Nue tornado e fuqishme goditi qytetin ne te cilin isha kur me lajmeruan qe do trajnoja nje parti politike te nue vendi ne zemer te Europes??!!"
PërgjigjuO popull a e kuptoni qe aspaku Task forca , KQZ jane me saliun ? A e kuptoni se çfar duan ? Nuk duan qe Shqiperia te eci perpara qe te hyje ne BE , te shaterojne reformat .Ketyre institucioneve ju ka ngelur kcke emri i Edit per zhvillimet qe ka pesuar Shqiperia .Me futjen ne BE çdo gje do te kaloje ne lupen e BE , nuk do te kete me mundesi vjedhjeje , babaleve qe te veprojne sipas deshires se tyre .ligji eshte ligj dhe duhet te zbatohet njesoj per te gjithe .
PërgjigjuPo kryetari I KQZ, sikur ishte dikur minister I Rames apo jo?
Po çfar pune keni ju me atë,ai e bën vullnetarisht këtë punë,se thellë në zemër që Saliu mund të humbasë e bashkë me të Partia Demokratike. Rrini o njerëz rehat,hani trahana e ndonjë spece turshi e flini gjum.