Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini

Politikë
Top 24

Sa pemë keni mbjellë? 28 pyetjet e PS për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë në 2019

28 Prill 2018, 14:19| Përditesimi: 28 Prill 2018, 15:17

  • Share

Një vit nga zgjedhjet lokale të 2019, PS ka ndezur motorët për zgjedhjet duke filluar nga kandidatët me të cilët do të prezantohet. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, deklaroi se një pjesë e kryebashkiakëve pritet që të rikandidojnë, por më parë duhet ti përgjigjen një formulari nga qendra që analizon punën në drejtimin e tyre. Mes 28 pyetjeve, nga taksat, tatimet, vendet e reja të punës dhe investimet është edhe një për numrin e pemëve që kanë mbjellë bashkitë për vitin 2016-17.

PS ka vendosur të ngrejë një grup pune për vlerësimin e performancës së kryetarëve të saj në bashki. Grupi drejtohet nga Ilir Beqaj, me anëtarë Englantina Gjermeni, Arben Ahmetaj dhe Evis Kushi. Në nisje të Asamblesë së PS, u bë e ditur se pyetësorëve ju janë përgjigjur vetëm 26 kryetarë, ndërsa 7 jo. Ky grup do të vijojë punën deri më 30 qershor, kur do të bëhet analiza finale dhe do të vendoset nëse do të rikandidohen apo jo kryebashkiakët socialistë për zgjedhjet e vitit 2019. 

Pyetësor, performanca vendore
1.       Numri i punonjësve të bashkisë për 1 mijë banorë?
2.       Sa % e shpenzimeve të bashkisë shkojnë për paga dhe sigurime nga 2014-18?
3.       Numri i punonjësve të ndërmarrjeve që ofrojnë shërbime për publikun (përfshirë para reformës për vitet 2014-18)?
4.       Ecuria e mbledhjes së të ardhurave për vitit 2014-18. Në funksion të kësaj ecuria e të ardhurave nga taksat për banorë?
5.       Veçmas ecuria e taksës mbi pronën?
6.       Veçmas ecuria e taksës mbi tokën bujqësore?
7.       Ecuria e taksës për shtrat të njësive akomoduese?
8.       Ecuria e investimeve me të ardhurat e veta në vitet 2014-17 në funksion të kësaj, sa % e të ardhurave të veta të bashkisë kanë shkuar për shpenzime. Pa këtu, ecuria e investimeve për banorë për vitet 2014-17?
9.       Sa janë shpenzimet me fondet e veta në investimet në shkolla 2014-17?
10.   Sa janë shpenzimet me fondet e veta për investimet për rrugët rurale 2014-17?
11.   Sa janë shpenzimet me fondet e veta për investimet për ujësjellës 2014-17?
12.   Ecuria e shpenzimeve për kulturën 2014-17?
13.   Ecuria e shpenzimeve për sportin 2014-17?
14.   Cila është tarifa e pastrimit sipas kategorive 2014-17?
15.   Cila është tarifa e gjelbërimit 2014-17?
16.   Cila është tarifa e ndriçimit 2014-17?
17.   Ecuria e orëve të furnizimit me ujë 2014-17?
18.   Ecuria e numrit të fëmijëve në çerdhet publike në 2014-17?
19.   Ecuria e numrit të fëmijëve në kopshtet publike në 2014-17?
20.   Sa metra katrorë leje ndërtimi për ndërtime të reja janë dhënë për 2014-17?
21.   Sa metra katrorë leje ndërtimi për rikonstruksion 2014-17?
22.   Sa metra linearë kanale vaditëse janë pastruar 2016-17?
23.   Sa metra linearë kanale kulluese janë pastruar 2016-17?
24.   Sa detyrime të prapambetura ka bashkia në 31 dhjetor 2015, 2016 dhe 2017?
25.   Sa pemë janë mbjellë në vitet 2016-17?
26.   Sa është sip. me tokë bujqësore e mbjellë në vitin 2016 dhe sa është në 2017?
27.   Sa persona punojnë në drejtorinë e bujqësisë së bashkisë?
28.   Sa metra katrorë tregje të reja janë hapur në 2016 dhe 2017?




Pyetesori per kryetaret e bashkive

Komento

Komente

  • gezimi vlore: 29/04/2018 14:16

    Po kryetarin idjot te VLORES a do ta kandidoni, njeriu me i poshter qe kam pare nga te gjithe kryetaret e bashkive te Shqiperise. I pa ngopur dhe fut turijte atje ku nuk takon. Nqs PS do ta kandidoje kete palaco une dhe fisi im nuk do ta votojme me PS. Tung.

    Përgjigju
  • Pallavra.: 29/04/2018 03:36

    PO kanabisit do to NUMERONI so PEME OSE si PALMA te PAKTEN.VELIU I polli( MBOLLI)PO se ATO u THANE SE nuk RA Shi , Nuk eshte faji I RAMES.PSE Nuk I mbollet ne SHKODER Do ISHIN 3 muajshe TANI.

    Përgjigju
  • Blenard: 28/04/2018 15:23

    Ujitini se ju rrofshin qe i mbollet po thahen te gjitha para te hedhura dem mos u tallni po ujitini se jan parat tona

    Përgjigju
  • Cizmja m: 28/04/2018 14:42

    Dy figurat e ndyra te durresit dhe elbasanit qe duhet ti Japin fund karieres politike dhe ti Japin llogari para drejtesise

    Përgjigju
    • Bukra: 28/04/2018 18:02

      Jes madherfaker jes

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?