Kronikë

Emigrantët në Shqipëri/ Raporti: Kthime në Greqi, pa urdhër largimi! Duhen qendra pritjeje vetëm për fëmijët

18 Qershor, 17:44| Përditesimi: 18 Qershor, 18:04

  • Share

Forumi Konsultativ i Frontex, publikoi vëzhgimet dhe rekomandimet e vërejtura gjatë vitit 2024 në 6 vende të Ballkanit dhe Mesdheut, në operacionet e zhvilluara në menaxhimin dhe mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. Në mesin e tyre ishte edhe Shqipëria. Në këtë raport, Forumi Konsultativ konstaton se në vendin tonë të miturit mbahen bashkë me të rriturit në qendra pritjeje, e cila nuk është standard i rregullt.

“Forumi Konsultativ konstatoi se fëmijët e pambështetur nuk drejtohen te njësia kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve, dhe në qendrat e pritjes ata ndajnë akomodimin me të rriturit, çka nuk është në përputhje me standardet e mbrojtjes së fëmijëve”, thuhet në raport.

Për ta rregulluar këtë problematik, Forumi Konsultativ i Frontex thotë se ka diskutime për krijimin e një qendre pritjeje vetëm për fëmijët në Shqipëri, por gjithsesi edhe kjo zgjidhje ka rreziqet e veta.

“Po zhvillohen diskutime në nivel kombëtar për krijimin e një qendre pritjeje për fëmijët e pambështetur pranë zonave kufitare; megjithatë, kjo nuk do të ishte në interesin më të mirë të tyre dhe mund t’i ekspozonte ndaj rreziqeve të shtuar të mbrojtjes, përfshirë dhunën dhe trafikimin e qenieve njerëzore”, thekson raporti.

Forumi Konsultativ ngre disa shqetësime reale që lidhen me mungesën e stafeve, sidomos të përkthyesve, mungesa e të cilëve vështirëson referimin e personave vulnerabël.

“Në mënyrë të ngjashme, disa faktorë pengojnë identifikimin dhe referimin e personave me vulnerabilitete, si barrierat gjuhësore, mungesa e përkthyesve dhe pabarazia gjinore në stafin që kryen kontrollin. Këto çështje e vështirësojnë komunikimin dhe pengojnë identifikimin, referimin dhe mbështetjen e saktë”, shprehet Forumi Konsultativ i Frontex

Po ashtu janë vërejtur edhe kthime të paligjshme të emigrantëve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

“Janë rikthyer në Greqi pa urdhër largimi. Këto lëvizje nuk dukeshin të ishin të koordinuara me autoritetet greke dhe ndodhën jashtë marrëveshjeve për ri-pranimin”, evidenton vëzhgimi i Forumit Konsultativ i Frontex.

Pas këtyre gjetjeve, Forumi Konsultativ thotë se Frontex mund të konsiderojë mbështetjen e Shqipërisë me trajnime shtesë për të forcuar kapacitetet dhe përditësuar njohuritë e stafit të mbi identifikimin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore.

G.M./S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?