Sa rritet taksa e pronës në Tiranë nga janari 2026, jua tregojmë me grafika

18 Shtator 2023, 17:17| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 17:50

  • Share

Nga 1 janari 2026 do të dyfishohen detyrimet e taksës së ndërtesës për shtëpitë e dyta. Shtimi i detyrimeve nis që këtë vit me hyrjen në fuqi të çmimeve të reja të referencës.

Gazetari Fatos Çoçoli në studion e Report TV tregon me grafika sa qytetarët duhet të paguajnë tani në varësi të zonës në Tiranë.

Në zonën tregu industrial – Bregu i Lumit

Taksa rritet me 1 100 lekë

Në zonën e Liqenit Artificial

Taksa rritet me 500 lekë

 Në zonën e Farkës

Taksa rritet me 600 lekë

Në zonën e Bllokut
Taksa rritet me 3 690 lekë

Në “Myslym Shyri”

Taksa rritet me 1 400 lekë  

Në “Unazën e Re – Yzberisht”
Taksa rritet me 900 lekë

Projektligji “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” i publikuar te konsultimet publike nga Ministria e Financave dhe ekonomisë rrit nivelin e taksës, por ndryshon edhe metodologjinë për llogaritjen e çmimeve mesatare, ku synohet t’u afrohen vlerës së tregut.

Drafti propozon që niveli i taksës për ndërtesat e kategorisë rezidenciale të variojë nga 0,1% deri në 0,2% nga 0,05% që është aktualisht, për ndërtesat tregtare nga 0,15 deri në 0,25% nga 0,2% që është dhe për ndërtesat bujqësore dhe industriale niveli i taksës varion nga 0,15 deri 0,25%.

Drafti i ri parashikohet të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026 për ndërtesat dhe kategoritë, ndërsa për kategoritë që përfshin parcela, tokë bujqësore dhe truall nga 1 janari 2028.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?