Sa ta gradojmë kondicionerin, si të vishemi dhe kur të dalim?! Rregullat ‘magjikë’ kundër vapës

20 Qershor, 14:51| Përditesimi: 21 Qershor, 08:24

  • Share

Temperaturat e larta kanë përfshirë prej ditësh mbarë territorin e vendit.

“Vapë e madhe. Kam marrë ujë. Çadrën ndonjëherë”, tha një qytetare.

“Duke mbajt kokën mbuluar. Pi ujë të ftohtë. Ushqime sa më të lehta. Përdor perime, fruta”, tregoi një tjetër.

Mjekja e familjes në qendrën shëndetësore numër 5 në Tiranë, Oliana Mati bën thirrje për shmangien e orëve të pikut dhe hidratim, sidomos për moshat e treta dhe fëmijët.

“Të përdorim kremin e diellit, kapelat, syzet e diellit gjithashtu. Duhet të evitohet dalja nga ora 11:00 deri në orën 16:00. Moshat e treta dhe fëmijët mos të dalin në këto orare. Njerëzit të marrin ujë 2 litra në ditë, ose 8 gota në ditë. Hidratimi është kryesor. Të evitohen kafeina dhe alkooli. Edhe ushqimet pikante të evitohen. Fruta-perimet rekomandohen të hahen me shumicë”, tha mjekja e familjes, Oliana Mati.   

Por problem gjatë stinës së nxehtë edhe ftohja verore e cila vjen për shkak të përdorimit të kondicionerëve në mënyrë të gabuar.

“Ambientet e brendshme të jenë të freskëta. Ajri i kondicionuar të mbahet konstant. 25 deri në 27 gradë celsius në mënyrë që të evitohet pjesa e ftohjes së verës. Kemi pasur të tilla raste, kryesisht mosha mbi 35 vjeç”, përfundoi Mati.

Organizata Botërore Meteorologjike e OKB i cilësoi në një raport të fundit 12 muajt e fundit si më të ngrohtit që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave në 1940.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?