Sa të rrezikuara nga sabotimi janë rrjetet nënujore të internetit?

17 Dhjetor 2022, 11:53| Përditesimi: 17 Dhjetor 2022, 11:55

  • Share

Kambana e alarmit ishte sulmi ndaj tubacioneve të gazsjellësve “Nord Stream 1” dhe “Nord Stream 2”. Sabotimi i tubacioneve të ndërtuara për të transportuar gazin nga Rusia në Gjermani përmes Detit Baltik, ka ngritur alarmin mbi rreziqet ndaj të cilave janë të ekspozuara infrastrukturat e tjera jetike që funksionojnë nën ujë: rrjetet e internetit.

“Ekziston një shqetësim shumë i madh mbi kabllot e telekomunikacionit, që ndodhen nën dete dhe oqeane. Dhe ky është një shqetësim i justifikuar”-thotë Lauri Alman, bashkëthemelues i “Cybexer”, një kompani e re estoneze që ofron trajnime në fushën e sigurisë kibernetike.

Zakonisht Alman merret me përgatitjen e skenarëve të rrezikut të ardhshëm, mbi të cilat zhvillohet disa teste. “Por kohët e fundit, ajo që shkruaj po bëhet e vërtetë”-tha ai gjatë “NATO Edge”, konferencës së parë mbi teknologjinë dhe inovacionin e organizuar nga agjencia e komunikimit dhe informacionit e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Në fillim të tetorit, sabotimi i disa prej kabllove të rrjetit hekurudhor gjerman, e pezulloi për orë të tëra këtë shërbim në Gjermaninë Veriore. Policia federale nisi një hetim:Ata që prenëkabllot e dinin se ku të godisnin, dhe synonin dy pika jetike që shkaktuan ndalimin e trenave dhe shqetësim tek pasagjerët.

Disa ditë më vonë, një ndërprerje e linjave telefonike dhe e lidhjeve me internet në ishujt Shetland në veri të Skocisë, e rriti me tej shqetësimin. Edhe pse pak ditë më vonë u zbulua se dëmi ishte shkaktuar nga një varkë peshkimi. E njëjta gjë ndodhi me problemet e disa linjavenë Francë.

Për këtë arsye është rikthyer alarmi i sabotimit. Dhe mbrojtja e kabllove nënujore të internetit është bërë një prioritet, pasi mbi 95 -97 për qind e sasisë së të dhënave që udhëton në internet kalon përmes një rrjeti të dendur kabllosh nënujore, për të cilin vetëm në vitin 2020 u shpenzuan 2.7 miliardë dollarë.

Sipas kompanisë konsulente “Telegeography” janë plot 486 linja kabllore. Ato më të fundit janë mbuluar nën rërën e fundit të detit, për të qenë më të sigurt nga sulmet. Në Francë,qeveria e udhëhequr nga presidenti Emanuel Makron ka nisur konsultimet për të mbrojtur rrjetet nënujore të internetit.

Në korrik “Sparkle”, një kompani që menaxhon disa kabllo nënujore dhe një rrjet prej 600 mijë kilometrash fibra midis Azisë, Afrikës dhe Evropës, nënshkroi një marrëveshje me Marinën Italiane, pikërisht për mbrojtjen e këtyre infrastrukturave kritike.

Ndërkohë gjatë stërvitjes së saj vjetore detare në Portugali në muajin shtator, NATO përdori120 dronë për të testuar përgjigjen ndaj sulmeve të nëndetëseve. Në qershor, Parlamenti Evropian mori në dorëzim një studim mbi sigurinë e kabllove nënujore të internetit.

Ajo që nxjerr në pah studimi, është vëmendja e pakët politike që i është kushtuar sigurisë së tyre deri më tani, sepse “kabllot shtrihen nën det, përtej kufijve kombëtarë dhe shpesh fshihen nën tokë”. Më këtë mision mund të ngarkohet EMSA, Agjencia Evropiane e Sigurisë Detare, që zotëron teknologji dhe mjete për mbikëqyrjen detare.

Për momentin, ajo po përdoret për të ndihmuar Frontex në monitorimin e kufijve. Në raport thuhet se agjencia nuk ka si kompetencë specifike kontrollin e kabllove, por meqenëse detyrat e saj janë në shqyrtim, një shtesë e tillë mund të vendoset pa shumë pengesa.

Por përtej mbrojtjes, ka dhe mënyra të tjera që interneti të mos ndërpritet edhe nëse goditenrrjetet nënujore goditen. Njëra prej tyre është hapësira. Një shembull është përdorimi i rrjetit Starlink të Elon Musk në Ukrainë. Kur në fillim të pushtimit Rusia shënjestroi infrastrukturëne telekomunikacionit, satelitët e ofruar nga themeluesi i Tesla-s, bënë të mundur garantimin  shërbimeve publike thelbësore në internet, të bizneseve dhe qytetarëve.

Një taktikë tjetër, është pajisja e rrjeteve nënujore me mjete për t’u mbrojtur. Ose më saktë, për të regjistruar aktivitetin rreth kabllove, dhe për të zbuluar në kohë reale anomalitë. Kjo është një teknologji për të cilën po punon kompania e njohur Nokia. Ajo ka zhvilluar një sistem për të transformuar kabllot në sensorë të lëvizjeve, të afta për të zbuluar jo vetëm tërmetet, por edhe kalimin aty pranë të anijeve, nëndetëseve apo dronëve.

Kjo nuk do të na lejonte të përcaktonim menjëherë, nëse është një fenomen natyror apo sulm. Jo identitetin e sulmuesit të mundshëm, por gjithsesi një sinjal në kohë reale për atë që ndodh pranë infrastrukturës. Pajisja, e cila po vendoset në bregdet, është duke u testuar aktualisht,dhe Nokia planifikon ta nxjerrë në treg vitin e ardhshëm.

Paralelisht, kompania po synon të rrisë gamën e teknologjisë së sensorëve, e cila garanton mbulim në një rreze prej 100 kilometrash. Shumë pak, nëse mendoni për mijëra kilometrat ku shtrihen këto rrjete. Kështu Dunant, kablloja e vendosur nga Google midis viteve 2018– 2021 midis Virginia Beach, në Shtetet e Bashkuara dhe Saint Hilaire de Riez, në Francë, ka njëgjatësi prej thuajse 6.500 kilometrash./ Bota.al

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?