Politikë

Aleatët 'vjelin' PD-në, i japin 2 mandate i marrin 5 në qarkun e Tiranës! Më i votuari Shpëtim Idrizi, më pak i pëlqyeri Vangjel Dule

29 Prill 2021, 14:17| Përditesimi: 29 Prill 2021, 14:25

  • Share

PD ka bashkëpunuar historikisht me aleatët e vegjël që në kohën e Sali Berishës dhe kjo vijoi edhe gjatë drejtimit të demokratëve nga Lulzim Basha. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara me ndryshimet ne kodin elektoral, aleatët u përfshinë në listë të përbashkët me PD. Në këto zgjedhjet risia ishte votat preferenciale që çdo kandidat do të merrte nga qytetarët duke treguar për herë të parë në Shqipëri se sa të pëlqyer janë realisht politikanët dhe se sa është kontributi i tyre real në parti, në këtë rast kontributi i tyre në koalicionin PD-AN.

Në listën e PD-së në Tiranës nga 36 kandidatë, 9 janë të partive aleate. Me një përllogaritje të votave që secili prej tyre ka marrë deri tani do të kuptohet se sa mandate PD ka marrë nga aleatët dhe se sa kanë humbur vetëm për qarkun e Tiranës. PD-AN në qarkun Tiranë ka marrë 15 mandate dhe 182335 vota gjithsej. Të gjithë votat e aleatëve në qarkun e Tiranës bëjnë gjithsej 27767 vota që e për përkthyer në mandate janë 2 të tilla. Ndërkohë që aleatët e renditur në listë fituese edhe pse nuk kanë vota të larta preferenciale por marrin mandat janë 5, pasi kandidatët e renditur poshtë listët fituese nuk thyejnë dot herësin.

Pra kontributi i aleatëve nuk ka qenë shumë i vlefshëm për PD pasi i kanë dhënë vetëm 2 mandate dhe i kanë marrë 5 të tilla. Më i votuari nga aleatët është Shpëtim Idrizi i PDIU-së me 5983 vota i ndjekur nga Fatmir Mediu i PR-së me 5239 vota. Më pak i votuar nga aleatët është Vangjel Dule i PBDNJ-së me 643 vota. Të  tre në listën fituese të PD-AN.

Duhet theksuar se këto vota janë deri të numëruar në 984 qendra votimi nga 1243 qendra që janë në total për qarkun Tiranë.

Aleatët e PD në listën e saj për qarkun e Tiranës:

-Fatmir Mediu (PR)i rendituri i 7 në Tiranë ka marrë  5239 vota

-Shpëtim Idrizi (PDIU) i rendituri i 9 në Tiranë ka marrë  5983 vota

-Vangjel Dule (PBDNJ) i rendituri i 11 në Tiranë ka marrë  643 vota

-Mesila Doda (PDIU) e  renditura e 12 në Tiranë ka marrë 1857 vota

-Dashamir Shehi (LZHK)i renditur i 13 në Tiranë ka marrë 4338 vota

-Sali Shehu (FRD) i rendituri i 22 në Tiranë ka marrë 1891 vota

-Artur Roshi (PBK) i rendituri 28 në Tiranë ka marrë  281 vota

-Petrit Doda (PLL) i renditur i 32 në Tiranë ka marrë 5098 vota

-Korab Lita (BLD) i renditur i 34 në Tiranë ka marrë 2437 vota

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?