Sabiani dukej një nga mbështetësit më të mëdhenj të vajzës së tij, Keisit, kur ajo u fut në Big Brother Vip. Ai gjithmonë deklaronte se vajza e tij kishte të gjithë lirinë e botës për të bërë atë që dëshironte, por pas marrëdhenies që Keisi krijoi me Kristin duket se ai ka ndryshuar mendje dhe nuk e ka përkrahur lidhjen e saj. Lidhjen e tyre Sabiani e ka kundërshtuar hapur me disa postime që ka bërë në rrjetet sociale. Majde ai shkoi deri aty sa fshiu të gjitha fotot me Keisin dhe e hoqi edhe nga friends-at.
Në një video të fundit të publikuar në Instagram, në mbishkrim Sabiani shkruan: “Ermiona merre dhe vajzën time jashtë kur të dalësh”. Ky mesazh vjen pas skualifikimit të Ermionës nga Vëllai i Madh ditën e sotme.