Ikbale Çika

Opinion

Sabina Darova: Ikbale Çika, gazetarja dhe botuesja e parë profesioniste shqiptare

21 Qershor, 16:14| Përditesimi: 21 Qershor, 16:18

  • Share

Një nga emrat femërore të letrave shqipe që pati një shkëlqim të shkurtër për fatin dëshpërues të Shqipërisë, sepse regjimi komunist masakroi vetë atë dhe familjen, ishte Ikbale (Ikbal) Çika (~1900 – 1957).

 Ajo konsiderohet gjerësisht gazetarja e parë profesioniste shqiptare dhe një nga botueset e para grua në vend.

Si redaktore, administratore dhe më pas pronare e disa periodikëve letraro-shoqërorë të viteve ’30, ajo vuri theksin tek emancipimi i gruas dhe modernizimi i shoqërisë shqiptare.
Ikbale Cika ishte me origjine çame dhe motra e publicistit të njohur Nebil Çikës, krijuesit të revistës Minerva.

U martua me juristin e gazetarin Aleks Mavraqi, kryeredaktor i revistës “Java”. Aleksi u ekzekutua së bashku me Nebilin më 12 nëntor 1944 gjatë masakrës së Tiranës.

Fillimisht filloi të punojë si mësuese (1925-1926), e më pas u përfshi në shtypin e kohës duke debutuar në të përjavshmen “Demokraci”.

Veprimtaria e saj në shtyp ishte shume e ngjeshur:
- Kryeredaktore & administratore "Arbëria” ne 1920 organ kombëtar me tirazh të konsiderueshëm.

- Pronare/Botuese e organit "Java” (ekonomiko-letrare) 1937. revista e parë shqiptare nën pronësi femërore. Pronare e "Shpresa Kombëtare”, “Ylli i Mëngjesit”, “Gruaja Shqiptare” gjate viteve ‘30 ku ne fokus qendrontr edukimi i vajzave.
- Redaktore / bashkëpunëtore tek "Minerva”, “Rilindja e Arbërisë”, “Vullneti i Arbërisë”, “Arbenia” 1932-1936 & më pas si kritikë letrare ne artet e bukura.
Aktivizmi i Cikes për emancipimin e gruas merr permasa shume te forta.

- Artikujt e saj hapën debat publik për heqjen e perçes; fushata u kurorëzua me ligjin e vitit 1937 që ndalonte mbulimin e fytyrës. 
- Promovoi sportet, garat automobilistike dhe kurset kundër analfabetizmit për vajza, duke i trajtuar si çelës i “gruas qytetare të re”. 
- Përmes rubrikës së përhershme “Gruaja & Shoqëria” ajo theksonte rendesine e arsimimit, të drejtën e votës dhe punësimin si gur-themeli për modernizimin. 

Persekutimi dhe fundi i jetës
Pas vrasjes së bashkëshortit dhe vëllait nga forcat komuniste (1944), Ikbale Çika u la pa punë, u ndoq nga regjimi dhe humbi pothuajse çdo botim të saj. Ajo vdiq në vetmi e në harresë në vitin 1957. 

Trashëgimia

- Mbetet si figurë kyçe në historinë e shtypit shqiptar për thyerjen e barrierave gjinore. Revista “Java” dhe shkrimet në “Minerva” ruajnë sot panoramën më të plotë të modernizmit shqiptar të viteve ’30.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?