Sokol Sadushi në Republikën Domenikane

Kronikë

Sadushi në Republikën Domenikane: Shteti i së drejtës duhet të rritet së bashku me shoqërinë, shkencën e teknologjinë

6 Maj, 11:00| Përditesimi: 6 Maj, 11:04

  • Share

“Shteti i së drejtës nuk është statik. Është një parim i gjallë që duhet të rritet së bashku me shoqërinë, shkencën dhe teknologjinë”. Kështu u shpreh kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, gjatë Kongresit të këtij viti në Republikën Domenikane.

Sokol Sadushi, paraqiti përvojën shqiptare në transformimin e gjyqësorit: nga rivlerësimi i gjyqtarëve dhe forcimi i pavarësisë së sistemit, tek përqafimi i teknologjisë në funksion të transparencës, efikasitetit dhe aksesit të qytetarëve në drejtësi. Ai solli në vëmendje vendime të rëndësishme ku Gjykata e Lartë ka treguar gatishmëri për të përballuar sfida të reja me standarde të larta profesionale dhe kushtetuese.

Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë e dixhitalizimit si një nga shtyllat kryesore të reformës, përmes:

Sistemeve të menaxhimit të çështjeve

Platformave të hapura për publikun

Komunikimit të vazhdueshëm me qytetarët nëpërmjet kanaleve zyrtare dhe rrjeteve sociale.

Sadushi theksoi se në vitin 2027, Tirana do të mirëpresë juristë, akademikë, gjyqtarë dhe liderë nga mbarë bota.

"Lajmi se Shqipëria do të jetë mikpritësja e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, është një ngjarje madhore për ne dhe një vlerësim i qartë për rrugëtimin reformues që vendi ynë ka ndërmarrë vitet e fundit. Shqipëria është gati të ndajë përvojën e saj dhe të kontribuojë në vizionin e një drejtësie globale moderne dhe të aksesueshme", tha Sadushi.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?