Arben Rakipi

Sadushi u bë gjyqtar i lartë, Arben Rakipi komandohet në krye të Magjistraturës

13 Prill 2020, 15:26| Përditesimi: 13 Prill 2020, 16:04

  • Share

TIRANË- Në krye të shkollës së magjistratuës deri në përzgjedhjen e drejtuesit të rinj është vendosur ish- kryeprokurori Arben Rakipi.

Report Tv mëson se Këshilli Drejtues ka caktuar përkohësisht në postin e drejtorit të komanduar Arben RakipiN, i cili zëvëndëson në këtë post ish- drejtuesin Sokol Sadushi të zgjedhur së fundmi gjyqtar i lartë.

Ndërkohë magjistratura ka hapur prej 1 prillit garën për emrin e ri të drejtuesit të kësaj shkolle ndërsa afati aplikimit prej 30 ditësh është pezulluar deri në përfundim të pandemisë COVID-19.

Magjistratura është hapur për herë të parë në 1997 dhe ka nxjerrë prej më shumë se dy dekada gjyqtarë e prokurorë të cilët ende janë në sistem, por ka dhe prej tyre që janë përjashtuar nga Vettingu.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?