Safet Bajri dhe Astmer Bilali i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs për masën e sigurisë “arrest në burg” në Gjykatën e Lartë, që u caktua ndaj tyre në muajin shkurt nga Gjykata e Posaçme dhe që u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm Antikorrupsion.
Gjykata e Posaçme miratoi masën “arrest në burg” ndaj të dyve, si dhe ndaj Behar Bajrit, si persona që dyshohet se morën pjesë në vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018.
Ndaj tyre SPAK ka ngritur akuzën “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës Fatbardh Lici, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Organi i akuzës ka dyshime që këta tre persona kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer më 10.08.2018, në qytetin e Shkodrës, vrasjen me armë zjarri të shtetasit Fatbardh Lici, i afërm i shtetasit Ibrahim Lici.
Për këtë ngjarje është vënë në pranga edhe ish-e dashura e Safet Bajrit, Eria Ago.
Komente
