Safet Gjici dhe Alma K. në GJKKO, pranohet gjykimi i shkurtuar! Ish kryebashkiaku i Kukësit: E sajuan ushtarët politik! Vajza: Bëra investigim

4 Dhjetor 2023, 13:22| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 15:41

  • Share

Tirane -  Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kalon për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici dhe shtetases Alma Kaçi.

GJKKO e me trupë gjykuese Atalanta Zeqirin pranoi kërkesën e përfaqësueses së akuzës Manjola Kajana për ta kaluar dosjen për gjykim për veprat penale 'Korrupsion pasiv' sa i përket Gjicit dhe 'korrupsion aktiv' për Kaçin. Gjithashtu GJKKO pranoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar por jo atë për pushim të akuzave.

Në seancën me dyer të mbyllura, Kaçi iu ka qëndruar deklarimeve të mëhershme, duke thënë se kishte sinjalizime se pushtetari vendor abuzonte me detyrën, dhe kishte vendosur të kryente skenarin për të provuar dyshimet sipas saj përmes një investigimi.

“Kisha dëgjuar dhe marrë informacione se zyrtarë të tillë kryenin veprime në shkelje të funksionit, përfshirë edhe Gjicin. Vendosa të bëj një investigim, nuk kisha aspak qëllim të përfitoja tender apo ndonjë favor të tillë. Doja vetëm të faktoja se si zyrtarët e lartë abuzojnë me detyrën”, tha Kaçi në gjyq.

Ndërkohë Safet Gjici tha se skenari është i sajuar duke mos kursyer as akuzat.

“Nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë firmë a vendim që të provojë se e kam kryer veprën penale. Është çështje e sajuar nga ushtarë politik”, tha Gjici. 

Vetëm pak javë pasi ishte rikonfirmuar për herë të dytë si kryebashkiak i Kukësit, në zgjedhjet e 14 majti 2023, Safet Gjici u përfshi në një skandal seksual në zyrën e punës, ku kryente marrëshënie seksuale me Alma Kaçin. Në kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes për gjykim, ndryshe nga pretendimet e Gjicit, thuhet se është provuar fakti se zyrtari pranon ndihmën e kërkuar nga Alma Kaçi për ta paraqitur projektin e saj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Sipas SPAK, e cila mbylli hetimet më 25 nëntor 2023, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.

Prej 24 qershorit 2023, kur dhe u arrestua, Safet Gjici ndodhet në paraburgim ndërsa Alma Kaçi po gjykohet në masë sigurie 'arrest shtëpie'. 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mergimtari: 04/12/2023 14:59

    E cfar korupsioni beri Gici?Ai beri ate qe e bejne shume pusht etare?Edhe Alma beri qejfin e saj.I vetmi faj i tyre eshte se u kapen.

    Përgjigju
  • redi: 04/12/2023 14:35

    Char justifikimi eshte ky qe those e pan debuts ? E beta per investigim! Ky e then kete te drejt qe te provokish tjetrin Sidon is figure publike?

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 04/12/2023 14:29

    Safeti- me shume problemi lidhjet me perdhosjen e zyres shteterore me akte seksuale,sesa Shperdorim te post-it zyrtar.Te futesh ne praktike ligjore nje projekt nuk do te thote se Shperdorim postin. Alma K-investigatore?A Ka license per kete detyre?Mbi cbaze ligjore e kryen investigimin?AQ me teper qe,ushtron profesionist e prostitucionit per perfitime personale.Pra Ka kryer vepren e ushtrimit te kurverise per perfitime personal.

    Përgjigju
    • Lala i Lushnjes: 04/12/2023 16:03

      Tëmën e sëmës o byrazer, më sqaroni o çuna se jam plakur më duket ose ma bëjnë me hile. Të punosh punën që punoi ajo profesioniste i thonë investigim. Ma mer në gojë i thonim në kohën tonë o i qifja tëmën.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?