Saga më e madhe e veres që mbante pezull mesfushorin e Chelsea-s Conor Gallagher është zgjidhur. Klubi anglez dhe Atletico Madrid kanë gjetur marrëveshjen për të zhbllokuar situatën pas kolapsit që ndodhi me sulmuesin Samu Omorodion. Duke qenë se Chelsea hoqi dorë në limite për blerjen e tij Atletico i ofroi Joao Felix, i cili pas një jave të gjatë negociatash ka firmosur si lojtari i ri i Chelseas.
Për portugezin që sezonin e kaluar ishte i huazuar te Barcelona ky është një rikthim te Chelsea, ndërsa Atletico Madrid largon një lojtar që ishte shpallur i padëshiruar. Spanjollët gjithashtu sigurojnë Gallagher, një mesfushor që Simeone e kërkonte me çdo kusht. 24-vjeçari ishte edhe më herët në Madrid, por për shkak të dështimit të marrëveshjes së Omordion u rikthye në Londër.
Tani kjo situatë i përket së kaluarës, pasi Atletico dhe Gallagher kanë firmosur për 5 vite, ndërsa spanjollët kanë paguar 42 milionë euro për shërbimet e tij, një shumë e përafërt që Chelsea pagoi për Joao Felix.