Bota

Saga Epstein, Buckingham Palace akuzon viktimat për akuza të rreme ndaj Princit Andrew

19 Gusht 2019, 11:22| Përditesimi: 19 Gusht 2019, 11:27

  • Share

Nuk kanë të ndalur detajet e ‘sagës’ Jeffrey Epstein.

Pasi 'Daily Mail Online' hodhi në tregun mediatik një foto të shkrepur në vitin 2010 në Manhattan ku shfaqet princi Andrew shfaqet pas një dere në vilën e miliarderit të akuzuar si manjak seksual, ka ardhur dhe reagimi.

Duka i Jorkut, princi Andrew, ka shkruar në Twitter se ishte "i shokuar" nga akuzat për abuzim seksual në drejtim të tij dhe ish-mikut Jeffrey Epstein.

Nga ana tjetër i indinjuar është shfaqur dhe Buckingham Palace përmesë një deklarate ku thuhet se  "Duka i Jorkut u trondit nga raportet e fundit për krimet e supozuara të Jeffrey Epstein. Lartësia e Tij dënon shfrytëzimin e çdo qenie njerëzore dhe sugjeron që çdokush që abuzon të dënohet”

Buckingham Palace gjithashtu ka lëshuar mohime të forta për pretendimet e një gruaje e cila tha se ajo ishte e detyruar të çonte fëmijën e saj të kryente marrëdhënie seksuale me dukën.

Virginia Roberts deklaroi në dokumentet gjyqësore në Florida se ajo ishte e detyruar të bënte seks me Andrew kur ishte 17 vjeçe.

Ajo gjithashtu ka pretenduar se kishte bërë seks me Andrew "tre herë, përfshirë një orgji" në Londër, në shtëpinë e Epstein në Nju Jork dhe në një orgji në ishullin e tij privat në Karaibe.

Por Buckingham Palace i ka quajtur këto akuza si "të rreme dhe të pabazuara", duke deklaruar se "çdo sugjerim i papërshtatshmërisë me të mitura nga duka ishte kategorikisht i rremë".

Epstein, 66 vjeç, vrau veten në qelinë e tij të burgut në New York pasi u akuzua për trafik seksi.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?