Bota

VIDEOLAJM/ 'Saga', pamjet e mbytjes së jahtit luksoz në bigjet italiane, shpëtohet ekuipazhi

23 Gusht 2022, 17:30| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 21:30

  • Share

ITALI- "M/Y Saga", një jaht luksoz 40 metra i gjatë është mbytur ditë e shtunë, më 20 gusht në Gjirin e Squillace, rreth 9 milje detare larg brigjeve të Catanzaro Marina në jug të Italisë.

Teksa po lundronte pranë gjirit të Squillace, u shfaqën probleme dhe kapiteni dha alarmin për rojën bregdetare me anë të një telefonate.

Kur mbërriti ndihma nga roja bregdetare, jahti ishte gjysmë i zhytur në ujë. 4 pasagjerë u evakuuan menjëherë, ndërsa anëtarët e ekuipazhit tentuan të shpëtonin jahtin luksoz, por nuk i dolën dot.

"Saga" u ndërtua në Itali në 2007. Superjahti me veshje çeliku mbante flamurin e Ishujve Kajman dhe ajo po lundronte nga Gallipoli në Milazzo me një ekuipazh me shtetas italianë, të cilët u shpëtuan të gjithë.

 

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?