Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka komentuar në Kuvend naftën e kontrabnaë që u kap një ditë më parë në Durrës. Salianji ngriti pyetjen, përse autoritetet nuk tregojnë se kush ishte porositësi i naftës. Ai tha se do të informojnë vendet partnere për thyerje të embargos së naftës, duke thënë se në vendin tonë po kontrabantohet naftë dhe se qeveria nuk ka asnjë reagim. Nga ‘Foltorja’ e Kuvendit, Salianji tha se ditët e fundit janë kapur anije me naftë kontrabandë në vendin tonë, teksa nuk ka përpara drejtësisë asnjë përegjegjes.
“U kap dhe e kemi denoncuar, në Shqipëri bëhet kontrabandë nafte, ndërkohë ju thoni, ca ndodh këtu, pse nuk ka asnjë emër, kush janë porositësit e naftës libiane, 5 kompani kanë të drejtë të importojnë, kush ua ka mbyllur gojën. Si ka mundësi që vjen një anije me mijëra ton të arrestuar janë disa të huaj, e njëjta skemë e përdorimit të pushtetit për të bërë ligje për oligarkët. Do informojmë vendet partnere se keni thyer embargo për naftën europiane, dhe do ngrini duart, kjo është situata në Shqipëri, e cila e ka bërë për fat të keq, që kostot i merr Shqipëria, për shkak të krimit të organizuar, drogës dhe kontrabandës”, tha Salianji.
Ndalur te aksioni i qeverisë për sekuestrimin e objekteve pa leje, duke thënë se duhet të kallëzohet penalisht kryetari i Bashkisë ku është zbuluar ndërtimi.
“Pastrohen të ndërtimet që janë dhjetëra kate, dilnit në çdo cep dhe thonit kallëzojmë penalisht për kryetarin e Bashkisë X, po sot pse s’e bëni këtë, tjetër i keni future në burg për një avlli pa leje, ndërkohë të tjerët shkojnë më parë inspektorët tuaj për të marrë ryshfet, ju nuk keni thënë gjysmë fjale, po i shmangni zbatimin e ligjin”, përfundoi Salianji.
Vetëm pak ditë më parë, u kapën në Durrës 2275 ton naftë kontrabandë me anije çisternë nga Libia në Shqipëri, ndërsa policia nuk ka bëre ende me dije porositësin e saj.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ PD 500 mijë $ nga Rusia, Majko: Drejtuesit me dhe pa zyrë të japin llogari! S'është faj individual! Alibeaj: Të qenka shëruar goja! Akuza do përgënjeshtrohet
B.K.//ReportTv.al