Gjyqtarja, Saida Dollani

Saida Dollani zgjidhet në postin e zëvendës kryetares së Apelit të GJKKO-së

27 Dhjetor 2022, 12:18| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 12:22

  • Share

Saida Dollani do të jetë zëvendës kryetarja e re e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsonin dhe Krimin e Organizuar. Ajo ka marrë detyrën në përfundim të mandatit 3 vjeçar të Nertina Kosovës e cila e ushtroi këtë detyrë nga 23 dhjetori i vitit 2019 deri në 23 dhjetor të këtij viti.

Aktualisht dollani ushtron detyrën e gjyqtares së Gjykatës së Apelit të Tiranës që nga 5 Prilli i 2004-ës. Ndërsa me vendimin e fundit, ajo do të mbajë postin e zëvendës kryetares së Apelit të GJKKO-së për tre vitet e ardhshme. 

“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ,e mbajtur nën drejtimin e zëvendëskryetares së Gjykatës, znj. Nertina Kosova më datë 23.12.2022, zgjodhi zëvendëskryetaren e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar znj. Saida Dollani.

Gjyqtare Saida Dollani, merr detyrën në përfundim të mandatit të zëvendëskryetares Nertina Kosova, e cila ushtroi detyrën e zëvendëskryetares së Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës nga data 23.12.2019 deri më datë 23.12.2022”-thuhet në vendimin e publikuar nga Apeli i GJKKO.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?