Pasi deklaroi dje se do të jepte dorëheqjen nga funksioni i deputetit, saimir Tahiri e ka zyrtarizuar sot hapin e tij duke i dërguar një letër Kuvendit.
Në letrën e siguruar nga Report TV dhe që mban firmën e Tahirit, ky i fundit i këkron kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi, që të ndjekë hapat e parashikuar nga ligji për zbatimin e kërkesës së paraqitur prej tij.
Letra e Saimir Tahirit drejtuar Gramoz Ruçit
Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri të ditur dje se zotëron dy letër-porosi nga Italia dhe Greqia dhe pretendon se në bazë të tyre disponon prova të reja, që mund të dëshmojnë implikimin e Tahirit në trafikun e drogës bashkë me grupin e Habilajve.
Një nga pistat e ndjekura nga Prokuroria, është një hyrje-dalje e Tahirit nga Shqipëria që nuk është regjistruar në sistemin TIMS, ndërkohë që në shtetin e huaj ku ka qenë, hyrja dhe dalja e tij është regjistruar.
Gjatë ditës së sotme presidenti amerikan në Tiranë Donald Lu e përshëndeti vendimin e Tahirit dhe tha se tani ai do të përballej me drejtësinë si një qytetar i thjeshtë dhe pa mburojën politike që mund t'i jepte mandati i deputetit.
Shumica socialiste kishte refuzuar herën e parë që t'ia hiqte mandatin Tahirit, pas kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e tij.
Te nderrosh samir tahirin me takun keni shkuar 1000 vjet prapa .Pa koment Pa fjale.
PërgjigjuCfare juristesh?!. Mandati nuk eshte dicka qe dorezohet nga nje deputet. Mandati "dorezohet" nga zgjedhesit tek deputeti dhe ky vecse mund te heq dore prej mandiatit jo ta dorezoje!!!!!!
PërgjigjuPo si kujton qe e kam marre diplomen Sajmiri? Hahaha " e ndriti " nga Firenze dhe erdhi e perfundoi ketu. Minister i biri botes, jurist me pervoje hahahaha