Saimir Tahiri

Politikë

Saimir Tahiri i drejtohet sërish Gjykatës, kërkon njohje të kohës së paraburgimit! Shtyhet seanca

10 Tetor 2022, 09:35| Përditesimi: 10 Tetor 2022, 14:31

  • Share

Ish-Ministri i brendshëm, Saimir Tahiri i cili po vuan dënimin e formës së prerë, pasi është dënuar për shpërdorim detyre, do t’i rikthehet sërish dyerve të Gjykatës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Tahiri i dërgoi sërish një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburguimit. Seanca do të mbahej sot në orën 13:30 për të shqyrtuar kërkesën, por është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit Maks Haxhia.

Më 4 shkurt të këtij viti, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?