Saimir Tahiri është shfaqur sot për herë të parë në publik, nga dita kur dhe gjykata vendosi që ish ministri i Brendshëm të kryente në shtëpi dënimin e mbetur për shkak se bashkëshortja e tij ishte e sëmurë.
Kjo është dalja e tij e parë nga banesa dhe është bërë për shkak të thirrjes nga prokurori i SPAK Elvin Goga që po heton pasurinë e ish ministrit të Brendshëm. Mësohet se hetimet janë shtrirë dhe në personat familjarë të tij, bashkëshortja dhe kunati I tij.
Lajmi kryesor:
Saimir Tahiri 2 orë e gjysmë në SPAK, ish-ministri i Brendshëm në hetim pasuror! Në sitë dhe transaksionet e gruas dhe kunatit (VIDEO)
S.G/ReportTv.al