Saimir Tahiri, Klement Balili e Safet Bajri bashkë rreth një tryeze në burgun e Kosovës, Drejtoria e Burgjeve: Fotografia u realizua nga personeli! Vuanin dënimin në të njëjtin sektor

4 Gusht 2023, 17:38| Përditesimi: 4 Gusht 2023, 17:54

  • Share

Fotoja ku Saimir Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri dhe një person i katërt duken rreth një tavoline teksa konsumojnë ushqim është fotografuar në burgun e Kosovës së Lushnjes, nga vetë personeli i burgut. 

“Fotografia në fjalë ka qënë pjesë e disa fotografive të bëra nga personeli i IEVP “Kosovë e Lushnjes”, gjatë ndjekjes së një dite normale në Institucion, konform rregulloreve ne fuqi” thuhet në njoftimin për shtyp të drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, si njoftim sqarues për publikun për foton që qarkulloi sot në rrjetet sociale

Fotoja është bërë në kohën kur Saimir Tahiri ka qenë duke vuajtur dënimin me statusin e 'të burgosurit' në IEVP 'Kosova e Lushnjes', ndërsa prej 2 qershorit dënimin e mbetur do ta vuante në shtëpi.

Përmes njoftimit drejtoria e burgjeve kërkon të sqarojë se të katër të dënuarit kanë qenë të akomoduar në të njëjtin sektor dhe se ulja e tyre në një tryezë për drekë nuk ka qenë një shkelje e rregullave të burgut.

“Këta të burgosur kanë qenë të akomoduar në të njëjtin sektor dhe është e rëndësishme të theksojmë se në këtë IEVP, ushqimi shërbehet gjithmonë në dhomat e të dënuarve, pasi nuk ekziston një ambient i veçantë (menzë kolektive) për ngrënien e ushqimit, por konsumohet vetëm në dhomat e tyre”

Drejtoria e burgjeve mohon që në ato momente të dënuarit kanë qenë duke pirë pije alkoolike duke hedhur poshtë se janë shkelur rregullat apo janë bërë favorizime.

“Në lidhje me pretendimet për pije alkoolike, është e dukshme që në tavolinë janë shishe me ujë, si dhe gota me pije freskuese.  Në asnjë rast nuk ka pasur shkelje, dhe në bazë të rregulloreve, konsumimi i verës apo pijeve alkoolike është i ndaluar në të gjitha IEVP-të në vendin tonë.”

Në të njëjtën kohë, ky institucion informon se është përgjatë gjithë kohës i monitoruar nga SHKBB dhe mekanizmat monitorues.

Ndërkohë Sali Berisha përmes një postimi hodhi akuza për privilegjim të tyre në qelitë e burgut.

"Jo të gjithë shqiptarët vdesin nëpër burgjet e Edi Ramës, vdesin ata që janë aty për lekët e dritave por jo ata që janë aty si hajdutë e trafikantë. Këta të fundit kanë privilegjin të bëjnë turizëm në burg, në kavalishencën e tyre qeveritare, madje edhe të ngrenë dolli shëndeti për kapon e tyre, që i bëri sheikët e vendit më të varfër në Europë. Në foto, Saimir Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri gëzojnë privilegjet e partisë. sb" shkruante sot Berisha në një postim në facebook. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/08/2023 02:50

    Nje miku jone kur fliste per punen e tij, thoshte:/O 8-oresh me ke na mblodhe!/,keshtu qe pjesemarresit ne foto nuk me bejne pershtypje.Ajo c'ka me ben pershtypje eshte komoditeti i burgut,qe nga veshja e shpenguar,dritarja ne dukje pa kangjella (ndoshta e kam gabim),perdet ne dritare,qe nuk do te lejoheshin ne asnje burg te botes dhe komoditeti i ushqimit gati si nje darkim ne klub! Me kushte te tilla kaq abnormale per nje burg si ka mundesi Llalla e Ahmetaj t'ja mbathin?!Si ka mundesi qe kriminele te tjere te mos te donin te ishin perserites?! Nuk e di cilin model kane kopjuar keta tanet,por i keni pare burgjet amerikane? Po te kishin marre si model sist.amerikan te burgjeve,atehere do ja qanim me te vertete hallin zyrtareve e politikaneve tane,bile dhe krimineleve te tjere qe nuk duan te burgosen,po me burgje si keto ne foto,eshte si te shkosh ca kohe me pushime!

    Përgjigju
  • Or tej: 05/08/2023 00:47

    Plot barkderra biruca or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Gazepi: 04/08/2023 22:30

    Ja pra pergjigja e ketyre 11 viteve pushtet e Edvin Rames. Nje foto nje miljon fjale. Te fala.

    Përgjigju
  • Tata: 04/08/2023 21:43

    Salushi ka inat qe e kishin ndare mendjen e hanin te qete,se ate spo e ze gjumi nates. Po hajt se do na dergoje fotografi edhe ai

    Përgjigju
  • Marta: 04/08/2023 21:34

    Jo po se gjithe diten ankoheni s’ka standarte. Ja burgu si s’ka me mire Transparence me foto po cfare keni per te thene me

    Përgjigju
  • Toni: 04/08/2023 20:16

    Si ne restorant ! Politika me kriminelin, ndajne tryezen dhe goten e rakise bashke! Kjo eshte e ardhmja!!

    Përgjigju
    • Arber: 04/08/2023 21:38

      Keshtu jetojne kudo ne rolling hills ne kodren e diellit ne palase, Gjiri lalzit dhe ne cdo pallat , nobis e ambasador 2 Komshinj jane kriminele me ministra e drejtora policie Dhe fundjava luajne futboll bashke krimi me gjykates E ministra e deputet , ne fund me pije e shampanje e shisha.. Keshtu ka qene qe te grupi ciftelia dhe kshu do vazhdoje perjete.

  • Bravo Cuna!: 04/08/2023 20:06

    Me ne fund patem rastin te mblidhemi hapur fare si miq te vjeter, se e kuptoni vet ju qe sme linte pozicioni qe mbaja tju takoja ashiqare! Te ngreme nje dolli per lirine e munguar! Gezuar!

    Përgjigju
  • Mungon vetem Shampanja: 04/08/2023 19:40

    Te rikthejme urgjentisht Qorrin ne MB se tani me ne fund ka arritur pjekurin e nevojshme per kete rol!

    Përgjigju
  • Noteri: 04/08/2023 18:57

    Qe burgu eshte burg kete e dinte me mire Llala, Ahmeti prandaj nuk i shohim ne fotografi duke ngrene buke dhe pire uje, ose duke votuar per te ardhmen e shqiptarve jashte burgut. Ne medja dalin ca njoftime per police, prokuror e shefa qe preferojne te ushqyerit ne burg.

    Përgjigju
  • Ahmet Zogolli: 04/08/2023 18:07

    Janë të grupit tim

    Përgjigju
  • Fan Noli: 04/08/2023 18:06

    Kush janë këta?

    Përgjigju
    • Nemesis: 04/08/2023 22:18

      Rilindas shqiptare

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?