Saimir Tahiri ministri i dytë që dënohet, por jo me burg

19 Shtator 2019, 22:15| Përditesimi: 19 Shtator 2019, 22:17

  • Share

TIRANE-Saimir Tahiri është ish-ministri i dytë që dënohet pas rënies së diktaturës në Shqipëri, por jo me burg. Gjykata për Krime të Rënda e dënoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri vetëm për shpërdorim detyre. Vendimi është 5 vite burg vetëm për shpërdorim detyre, por me gjykim të shkurtuar ulet në 3.4 vite burgim, por në konvertim sipas gjykatës kthehet në shërbim prove 3 vite.

I pari ish-ministër që u dënua ishte Spiro Ksera. Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë 'Berisha 2' u arrestua në 30 janar të 2016 dhe në 15 shtator po të atij viti u dënua me 1.8 vite burg pasi u akuzua se vodhi fondet, rreth 30 milionë lekë për aktivitete sociale për fëmijët në nevojë, romët dhe moshën e tretë, që nuk u realizuan kurrë.

Kserës iu mohua edhe e drejta e marrjes së detyrave shtetërore dhe funksioneve publike për 5 vite. Por lista pritet që të zgjerohet, pasi me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, SPAK-ut janë paralajmëruar goditje të tjera të 'peshqve' të mëdhenj të politikës, por jo vetëm. Gjithçka mbetet për t'u parë...

Komento

Komente

  • undheti: 19/09/2019 22:23

    normale...te ishte na nje njeri normal do kishte mar 3 vjet burg per nje cigare ashash....ky bosi per kunjtalet....doli pa lagur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?