Saimir Tahiri ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga qelia pas 16 muajve në burg. Në postimin e tij në Facebook, Tahiri falenderon të gjithë ata që e mbështetën dhe i besuan si dhe një mesazh e kishte për ata që thotë se gënjyen duke i kujtuar çmimin e të vërtetës.
"Do vazhdoj të kërkoj drejtësinë, siç kam bërë deri më sot. Të falenderoj me zemër ty që ke besuar gjithmonë te gjithçka jam e kam bërë unë! Faleminderit dhe ty që ke gënjyer gjithmonë, duke më kujtuar çmimin e të vërtetës.
Pata mundësi të njihja padrejtësine përballë. Tani kam mundësinë të kërkojë të drejtën pa kursim! Faleminderit pamase të gjithë!" - shkroi Tahiri në Facebook.
Lajmi kryesor: