Rama dhe Stoltenberg

Politikë
Top 24

Samiti i NATO-s/ Rama: Morëm vlerësime pozitive për rritjen e buxhetit dhe pjesëmarrjen në misione (VIDEO)

11 Korrik 2018, 17:14| Përditesimi: 11 Korrik 2018, 18:21

  • Share

Nga Samiti i NATO-s në Bruksel, kryeministri Edi Rama shprehet se Shqipëria ka marrë vlerësime pozitive për angazhimin e saj në Aleancë, për rritjen e buxhetit ushtarak, pjesëmarrjen në misione si dhe përpjekjet në luftën kundër terrorizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm. 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar përmes një postimi në rrjetet sociale punimet e Samitit të NATO-s, teksa ka shpërndarë edhe një video nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, punimet e Samitit e deri te fotoja zyrtare e liderve të shteteve anëtare, përkrah Donald Trump dhe Angela Merkel. 

Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm.

Duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Edi Rama

Ora 17:32
Foto-Lajm/ U emërua si ambasador, Visho Ajazi shoqëron Ramën në samitin e NATO-s

Kryeministri Edi Rama, në vizitën e tij në samitin e NATO-s është shoqëruar nga delegacioni shqiptar, i përbërë nga ministrat Bushati e Xhaçka, por jo vetëm.

Në krah të kryeministrit është fotografuar edhe ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi. Pas emërimit të tij si ambasador i Shqipërisë në NATO, Ajazi shënon kështu daljen e tij të parë publike përkrah Ramës.Ata janë fotografuar nga gazetari Vladimir Lame duke ecur gjatë samitit të NATO-s.

Rama dhe Visho Ajazi

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?