Politikë

'Vota ime dhe e familjes time kurrë më për Metën', Basha i përgjigjet komentuesit: Sakrifica e demokratëve s'mund të përdoret për të nxjerrë atë nga burgu(VIDEO)

29 Prill, 20:00| Përditesimi: 29 Prill, 20:43

  • Share

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet dhe shqetësimet e qytetarëve. 

Ndër komentuesit, qytetari me emrin Lefter Nikolli ka theksuar se ndonëse është demokrat i përkushtuar, nuk do të votojë kurrë më për Ilir Metën.

Lefter Nikolli: Isha jam dhe do vdes demokrat, por vota ime dhe e familjes time kurrë më për Metën.

Lulzim Basha: Lefter te kuptoj shumë mirë dhe e kuptoj vështirësinë në të cilën je gjendur shpesherë kur të është kërkuar vota në koalicion me Ilir Metën, i cili sot është në burg për korrupsion për fshehje pasurie dhe për pastrim parash. 

Tani nuk është thjesht në koalicion, por është në listën e Sali Berishës, numri 1. Ndaj, ajo që ti thua dhe që ndjen është ajo që ndjejnë qindra, mijëra demokratë që i takoj, flas apo shkruhemi me ta në rrjete sociale e kudo. Dhe ashtu si qindra, mijëra, demokratë të tjerë, nuk mund të pranojnë kurrësesi që vota, sakrifica e tyre të shkojë për të nxjerrë nga burgu dhe për të bërë deputet Ilir Metën edhe ty po të them, e ke alternativën, e ke zgjedhjen ke mundësinë, voto numrin 4, Koalicionin Euroatlantik. 

Çdo votë për koalicionin Euroatlantik do të prodhojë kandidatë, do të prodhojë deputetë të cilët e kanë provuar në kohët më të vështira se kanë qëndruar në krahun tuaj; si kryetarë të degëve të partisë demokratike; si organizatorë të protestave opozitare; si njerëz që kurrë nuk e kanë tradhëtuar besimin tuaj dhe kurrë nuk do ta tradhëtojnë. Vota për numrin 4, është vota për sakrificën tuaj është vota për një Shqipëri që meriton më shumë.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?