"Do luaj futboll edhe pse mjekët ma kanë ndaluar për shkak se kam probleme në zemër. Jetën ma ka në dorë Zoti", kjo ishte shprehja e Raphael Dwamenas, ish-sulmuesit, kapitenit dhe golashënuesit të Egnatias në Superligë. Të shtunën e 11 nëntorit ai do jepte jetën për sportin e zemrës, duke u rrëzuar pa ndjenja në fushë gjatë Egnatia - Partizani, kjo pas problemeve të mëparshme me zemrën dhe arrestit kardiak gjatë lojës.
Mbrëmjen e djeshme trupi i tij i pajetë mbërriti në Ganë, ku do prehet në vendlindje. Arkmorti i mbështjellë me flamurin e Ganës mbërriti në aeroport, ku ishin familjarët që i bënë nderimet e fundit 28-vjeçarit.
Ndërkohë këtë të shtunë, një javë pasi ndërroi jetë, ai është përcjellë për në banesën e fundit. Dwamena prej disa vitesh bënte pjesë edhe në kombëtaren e Ganës, ku kishte luajtur nëntë ndeshje për të shënuar dy gola.