Sport

Salah gati për në Botëror? Kjo video i ka trishtuar fansat e egjiptianit

11 Qershor 2018, 18:18| Përditesimi: 11 Qershor 2018, 18:40

  • Share

Një tifoz i flaktë i Mohamed Salah vuri në alarm të gjithë stafin e Egjiptit. Nga dëshira e madhe për të bërë foto me idhullin e tij i vuri dorën në shpatullën e dëmtuar gjatë finales së Champions League Real Madrid-Liverpool. Sulmuesi është grumbulluar me kombëtaren në prag të Kupës së Botës dhe është në garë me kohën për të qenë në fushë të premten për të luajtur kundër Uruguait.

Por sapo zbriti nga autobuzi i skuadrës një tifoz iu afrua për të shkrepur foton e jetës dhe i vendosi dorën në qafë duke ia peshuar mbi shpatull. Ishte vetë 25-vjeçari që i tha ta lëvizte ndërsa pjestarë të stafit nxituan ta largonin.

Ndërsa u desh ndërhyrja e një oficeri policie që të zmbrapste tifozin i cili këmbëngulte për një fotografi me yllin egjiptian. Ky i fundit duket në pamje teksa prek shpatullën e lënduar duke treguar se ka ende dhimbje, duke vënë në pikëpyetje formën e tij në Botëror.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?