Xhaxhai i Arjan Salajt, i cili tashmë është shpallur 'Dëshmor i Atdheut', për mikrofonin e Report Tv ka falënderuar Kryeministrin Rama, Presidentin Meta, kreun e PD Basha dhe kryebashkiakun Veliaj si dhe të gjitha mediat që i janë gjendur pranë familjes në këto momente të vështira.
Në një prononcim për gazetarin Rusta ai tha se familja është shumë e lehtësuar që u sigurua trupi i 32-vjeçarit që ai të ketë një vend ku të prehet
"I lëmë disa gjëra që t'i marrë drejtësia në dorë. Ne Arjanin e kemi gjetur ashtu siç deshëm që ai të paktën të ketë një vend ku të prehet i qetë. Faleminderit ju mediave, i falënderojmë të gjithë. Se i kujt është faji le ta gjejë drejtësia", tha ai.
Lajmi kryesor:
Shpëtoi mbi 20 kolegë mes flakëve, Rama i dorëzon familjes titullin 'Dëshmor i Atdheut' për Arjan Salën: Detyra jonë ta respektojmë, ka bërë heroizëm të rrallë
K.T./b.ha./ReportTv.al