Salcë me patëllxhanë nga zonja Vjollca

27 Korrik 2020, 10:23| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 10:37

  • Share

Salcë me patëllxhanë

Përbërësit:

1 kg patëllxhanë

2 lugë gjelle lëng limoni

4 lugë gjelle vaj ulliri

3-4 thelpinj hudhër

4 lugë gjelle susam ( I pjekur) ose tahini 80 gr

kripë dhe piper të zi

gjethe nenexhiku 12 copë

2 lugë gjelle kos

Përgatitja:

Lajmë patëllxhanët I thajmë ato dhe I vendosim në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje. I vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 190 gradë celsisus për 20-25 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë. I largojmë nga furra I vendosim në një tas dhe I mbulojmë me qëllim që të dalë lëkura lehtë. Pasi largojmë lëkurën tulin e patëllxhanit e vendosim në një tas. Shtojmë në të kripë, piper të zi, hudhra të shtypura,lëng limoni, vaj ulliri, kos, susam të pjekur pa yndyrë. I përziejmë mirë dhe e shërbejmë  në një tas të zbukuruar me vaj ulliri dhe nenexhik.

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?