Salçiçe, letra të lagura, furçë dhëmbësh, makarona, kripë e sapunë...LISTA me ushqime që vodhi familja e Shefit të Rendit Rinas

2 Dhjetor 2019, 17:50| Përditesimi: 2 Dhjetor 2019, 19:27

  • Share

Vjedhja e ndihmave ushqimore dhe veshmbathjeve të grumbulluara për banorët e pastrehë të tërmetit të 26 nëntorit 2019, ka çuar në burg dy kunetërit Altin Zekaj me detyrë shef rendi në komisariatin e Rinasit dhe Alban Taulla, me detyrë zjarrfikës. Ndërkohë një polic i komisariatit të Rinasit, Ervin Haxhillari po ndiqet penalisht në gjendje “arrest shtëpie” nga prokurori Bajram Breçani. Për pedagogen e Akademisë së Mbrojtjes Valbona Zekaj, hetimet po kryhen në gjendje të lirë.

Po çfarë i nevojiteshin kësaj familje, rrogëtarë shteti që duhet të vidhnin pakot me ushqime dhe batanije, të mbledhura për personat në nevojë? Kjo që shihni këtu është lista e ushqimeve dhe produkteve të tjera, që nga qumështi e deri tek kripa që Shefi i Rendit pranë komisariatit të Rinasit, së bashku me gruan e tij Valbona Zekaj, i mori nga magazina e “Fundjava Ndryshe” dhe i çoi në banesën e vjehrrës së tij, Shkurte Taullau në Tiranë.

Më poshtë është lista me ushqime dhe veshmbathje që u vodhën nga Altin Zekaj, kunati i tij Alban Taulla dhe pedagogia Valbona Zekaj.

Ndërsa efektivi i Policisë Ervin Haxhillari, është përdorur prej shefit të rendit si shofer i furgonit të policisë.

Tabela me ushqime

1.            Qumësht në kuti, plot 10 litër

2.            Vaj luledielli në shishe, gjithsej 16  litra

3.            Makarona, gjithsej 31 pako

4.            Kripë, plot 3 qese

5.            Oriz 15 kilogram

6.            Sheqer 4 kilogram

7.            Gjalp bitau 1 plako

8.            Fasule 5 kg

9.            Salçiçe 1 kg

10.          Kafe 2 kg

11.          Marmalatë 10 kg

12.          Lëng frutash 16 litra

13.          Kroasant 10 copë

14.          Biskota 7 pako

15.          Koncetrat Pule 900 gramë

16.          Kartpiceta të lagura dhe të thata 7 pako

17.          Konserva Mishi dhe Peshku 600 gramë

18.          Gota Plastike 100 copë

19.          Salcë dy kuti

20.          Supë e gatshme 1 kuti 850 ml

21.          Fasule e gatshme 1 kuti 850 ml

22.          Furçë dhëmbësh 1 copë

23.          Sapun 1 copë

24.          Miell 17 kg

25.          Avjar 3.5 kg

26.          Batanije 7 copë

Komento

Komente

  • Lezha: 02/12/2019 19:46

    Sa turp

    Përgjigju
  • asl: 02/12/2019 18:46

    Ilace tu behen qe te dyve,te pangopur,te hiqen nga puna te hyjne ne burg,qe heren tjeter te respektojne.

    Përgjigju
  • Llesh: 02/12/2019 18:08

    Bravo loqe humbet fytyren per 100 mij lek ushqime.

    Përgjigju
    • LORA: 03/12/2019 00:03

      Llesho,keta duhet te vidhnin me shume ,sipas teje!? Nje shtet serioz keta bastarde i flak pergjithmone nga sistemi buxhetor,,me e pakta.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?