‘Sale k*rva, edhe Serbia e ka zili’, pas votimit, kandidati i Berishës flet për video ku shante ish-kryeministrin: Kështu mendoja atëherë

6 Mars 2022, 12:15| Përditesimi: 6 Mars 2022, 12:31

  • Share

Hekuran Xhani, kandidat i Sali Berishës për Rrogozhinës, i cili në gjendje të dehur ofendonte kryetarin e tij dhe liderë të tjerë politikë, ka folur sërish për videon virale. Xhani, teksa votonte në Rrogozhinë, tha se në video ka folur si qytetar i lirë. Kandidati Hekuran Xhani theksoi se ka shprehur pikëpamjet e tij për shpopullimin e vendit nga keqqeverisja e klasës politike.

“Unë në video isha një qytetar i lirë dhe kam shprehur pikëpamjet e mia për çështjen e shpopullimit të vendit dhe kombit tim, largimin e rinisë dhe intelektualëve shqiptarë nga keqqeverisja e klasës politike”, tha ai për mediat.

Në videon ku u bë virale, Xhani shante liderët politikë duke thënë: “Ça i keni bërë këtij kombi ore, edhe Serbia na ka zili. Edhe Serbia na e ka zili këtë klasë politike. Salë ku*va, Fatos k***a, Edi k***a, Lul k***a kanë përzënë 50% të shqiptarëve prej Shqipërie. Edhe Serbia them unë këtu, edhe Serbia na e kanë zili se nuk kanë përzënë 50% të Shqipërisë….”

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?