Politikë

Sali Berisha bëhet lëmsh, nga 8% e çon në 10% taksimin e dividentit! Ja reagimi epik i biznesmenit (VIDEO)

1 Prill, 17:09| Përditesimi: 1 Prill, 17:35

  • Share

Sali Berisha zgjodhi 1 prillin, ditën e gënjeshtrave, për të zbuluar disa nga premtimet e tij elektorale për ‘Shqipërinë Madhështore’.

Në vazhdën e takimeve në prag të fushatës së 11 majit, Berisha ishte sot në një takim në një biznes fasonerie në qytetin e Durrësit, ku prezantoi programin e ‘PD-Shqipëria Madhështore’, për sipërmarrjen me moton ‘Made in Albania’.

Gjatë fjalës së tij dhe premtimeve që po jepte, nëse do të fitojë zgjedhjet, duke folur për dividentin, kreu i PD tha se me të ardhur në pushtet do të taksohet me 10%.

Por menjëherë ndërhyri biznesmeni, i cili i shtangur i tha: Po si 10%, është 8%… duhet ta hiqni.

“8% po, po ke të drejtë. T’i kërkon heqjen, do ta shqyrtojmë”, tha Berisha pas reagimit të biznesmenit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?