TIRANË- Në një kohë kur Partia Demokratike është ndarë në tre grupe kundërshtare dhe po kalon ditët më të zeza që nga themelimi, Sali Berisha tentoi të sajonte një kauzë të re politike, në përpjekje për dhe futur në kurth mazhorancën. Bëhet fjalë për propozimin e rezolutës nga ‘Rithemelimi’ i Berishës për dënimin e genocidit të Srebrenicës. Berisha u kujtua pas 27 vitesh për rezolutën, duke përdorur një nga masakrat më kobshme në Ballkan, për interesat e tij politike.
Interesat politike konsistonin në zhvendosjen e vëmendjes nga ‘çorba’ në PD, kompleksimin e shumicës për një ndikim të pretenduar të Aleksandar Vuçit tek Edi Rama si dhe një shpëlarje ndërgjegje për lidhjet e tij të forta me Millosheviçin, furnizimin e tij me naftë, luftën kundër UÇK, zhdukjen e Remzi Hoxhës etj.
Ka një fakt të pamohueshëm që konfirmon hipokrizinë e Berishës për rezolutën për dënimin e genocidit të Srebrenicës. Është bojkotimi i Sali Berishës të 14 rezolutave dhe deklaratave, të propozuara kryesisht nga Partia Socialiste, për dënimin e krimeve të Millosheviçin në Kosovë. Gjatë viteve 1998-2000, Kuvendi i Shqipërisë ka dënuar rezoluta dhe deklarata 14 herë masakrat e paramilitarëve dhe ushtrisë së Millosheviçit ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Sali Berisha nuk ka votuar asnjërën prej tyre. Gjatë kohës kur Kuvendi i Shqipërisë miratonte këto rezoluta dhe deklarata, duke dënuar kimet e Millosheviçit dhe Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, Sali Berisha, në atë kohë kryetar i PD, luftonte kundër UÇK, duke e konsideruar si terroriste, bandë marksiste-komuniste, njësi guerile që kopjonte Che Guevar-ën në Kubë etj., ndërsa protestonte në sheshe për të rrëzuar qeverinë socialiste.
Rezolutat e bojkotuara nga Sali Berisha
Në 17 prill 1998, Kuvendi i Shqipërisë, nën drejtimin e socialistëve, miraton një rezolutë, përmes të cilës dënon represionin dhe dhunës së forcave ushtarake e policore serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.
Në 6 tetor 1998, Kuvendi i Shqipërisë, ka miratuar një tjetër rezolutë, ku dënonte luftën etnike të Millosheviçit në Kosovë.
Në 24 dhjetor 1998, Kuvendi i Shqipërisë, nën drejtimin e socialistëve, ka miratuar një rezolutë të tretë, ku dënonte krimet e Millosheviçit, duke theksuar ndër të tjera se “E vetmja rrugë për ndaljen e gjenocidit, spastrimit të egër etnik dhe përhapjes së konfliktit në rajon mbetet ndërhyrja e trupave të NATO-s në Kosovë”.
Në datën 28 dhjetor 1998, Kuvendi i Shqipërisë, miraton një tjetër rezolutë, me propozim të PS-së, në atë kohë në qeverisje, në të cilën, mes të tjerave thuhet se “Autoritetet e Beogradit vijojnë zbatimin e metodave të hapura brutale të spastrimit etnik, duke konfirmuar politikën e mohimit të plotë e sistematik të të drejtave kombëtare themelore e njerëzore të shqiptarëve të Kosovës”.
Në 18 Janar 1999, Partia Socialiste mblodhi Kuvendin e Shqipërisë në një seancë të jashtëzakonshme, ku miratoi një deklaratë, duke dënuar masakra e Reçakut, e cila tronditi botën dhe krimet e tjera të Millosheviçit.
Në 4 mars 1999, nën drejtimin e socialistëve, Kuvendi miratoi një tjetër deklaratë, ku kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të NATO-s për të goditur makinerinë ushtarake të Millosheviçit.
Në 23 mars 1999, Kuvendi mblidhet nën drejtimin e PS sërish për çështjen e Kosovës, duke dënuar me forcë masakrat e reja të Millosheviçit ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Në datë 25 mars 1999, Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sërish për Kosovën, duke dënuar dhe denoncuar krimet e Millosheviçit ndaj shqiptarëve.
Kuvendi u mblodh edhe dy herë të tjera në 7 prill 1999 dhe 14 prill, ku denoncoi dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre. Gjithnjë nën drejtimin e PS, Kuvendi u mblodh posaçërisht për Kosovën edhe në 19 prill 1999 dhe 22 prill 1999.
Në 12 maj 1999, Kuvendi mblidhet sërish për Kosovën, ku miraton një rezolutë, duke dënuar ashpër krimet monstruoze të regjimit të Milosheviçit. “Regjimi i Milosheviçit po vazhdon me egërsinë më të madhe fushatën e spastrimit etnik, të shoqëruar me masakra të papara, ndaj popullsisë civile të pafajshme dhe të pambrojtur. Pothuajse e gjithë popullsia shqiptare e Kosovës është dëbuar nga vatrat e saj, duke u endur pyjeve, ndërsa një pjesë e konsiderueshme jashtë kufijve të Kosovës”.
Në 10 qershor 1999, Kuvendi miraton një tjetër deklaratë ku përshëndet kapitullimin e Serbisë dhe dënon krimet gjatë tërheqjes nga Kosova.
Në 26 qershor 1999, Kuvendi miraton një tjetër deklaratë, ku dënon masakrat e Millosheviçit.
Në 24 dhjetor 1999, Kuvendi miraton një tjetër rezolutë, ku kërkon rikthimin e kosovarëve në vatrat e tyre, ndërsa dënon edhe një herë krimet serbe në Kosovë.
Në 23 tetor 2000, Kuvendi miraton një tjetër deklaratë, ku kërkon nxjerrjen e Millosheviçit dhe kriminelëve tjerë të akuzuar për krime kundër njerëzimit, para Gjykatës së Hagës, si dhe i kërkon Serbisë të kërkojë falje për gjenocidin.
Gjitha qe nuk i denoi,por i lavdroi salihu per erbine,Tash me akadr edha per shpetimin e "lekures" se tij,por loze lojene e umanistit e demokratit univerzal.vet per dy mandate nuk beri deklaratesedhe pse srebrenica kishte ndodhur kohe me heret.tash Salihu po "per lekuren e tij" edhe pse nuk ka subjet partiak te pranuesh em as nga jashte e as nga mbrenda,pervec disa te sojit te tij,ai,Salihu, do ofroje deklarat edhe per Ukrainen dhe daklarata te ngjashme,qe i sjlelin "humatitet shpetimi".
PërgjigjuI paskeni hyre me themel arkives!
PërgjigjuBemat e ndrya te Saliut nuk kane te mbaruar ndaj edhe ia hoqen vizen edhe Amerikanet me se fundmi.
Përgjigju