Politikë

Prapaskenat për të nxjerrë nga burgu Metën! Sali Berisha e fut në listë të sigurt, bashkë me mandatin e deputetit i jep dhe lirinë! Çfarë do të bëjë SPAK?!

4 Mars, 18:01| Përditesimi: 4 Mars, 21:34

  • Share

“Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e plotë totale të PD dhe të gjithë opozitës shqiptare. Nuk ka diskutim. Ai donte në lista të hapura, por ata e mbajnë në burg që të mos bëjë fushatë”

Kjo deklaratë e Berishës të hënën para SPAK, përveç mbështetjes ndaj aleatit të tij më të madh, në koalicionin mes 25 partive më shumë se modeste, fsheh edhe një “prapaskenë”, siç duket të menduar mirë.

Futja e Ilir Metës në listën e mbyllur për deputetë, nënkupton një mandat thuajse të sigurt ndërsa qëllimi final duket se është lirimi nga burgu i kreut të Partisë së Lirisë, nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, dhe vendosjen e Prokurorisë së Posaçme përpara një ngërçi procedural.

Çfarë pritet të ndodhë? Sipas nenit 71 pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve. Pra ditën që KQZ bën shpërndarjen zyrtare të mandateve, deputeti quhet i zgjedhur dhe me këtë fillojnë edhe të gjitha detyrimet dhe privilegjet e mandatit të ligjvënësit, përfshirë imunitetin.

Nga ana tjetër vendime të gjykatave më të mëdha në vend kanë krijuar në Shqipëri precedentët që çdo person që ka pasur arrest me burg, në momentin që është zgjedhur deputet është liruar menjëherë. Rasti më analogjik me Ilir Metën është ai i ish deputetit Azgan Haklaj. Një vendim i 23 korrikut 2001 i Gjykatës së Lartë liroi menjëherë nga masa e arrestit me burg deputetin e atëhershëm Azgan Haklaj, pasi gjykata tha se ai tashmë kishte imunitet pasi kishte fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e zhvilluar vetëm pak javë më herët.  

Pra duket qartë se janë të gjitha gjasat që Ilir Meta me marrjen e mandatit të deputet, prej listave të Sali Berishës, do të lirohet nga burgu pasi shuhet masa e sigurisë ndaj tij, e konfirmuar kjo deri në Gjykatë të Lartë.

Kuriozitet në këtë rast shfaq mënyra se si SPAK do të reagonte. Sipas Kushtetutës dhe ligjit, Prokurorisë së Posaçme do t’i duhej një kërkesë tjetër drejtuar parlamentit që ky i fundit t’i jepte autorizimin për riarrestimin e Metës. Por nga ana tjetër kërkesa do t’i shkonte një Kuvendi të shpërndarë, i cili mund të mblidhet vetëm në raste të jashtëzakonshme. A do ta vlerësonte Kuvendi një rast të tillë të jashtëzakonshëm?! Kjo mbetet për t’u parë. Megjithatë duket e sigurt, se me ndihmën e Sali Berishës, Ilir Meta do t’i shijonte disa ditë në liri.

K.T./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sokoli: 04/03/2025 23:49

    Mjere ata njerez qe kane ngel aty. S.ke me nga ta kapesh ate vend

    Përgjigju
  • granit: 04/03/2025 23:48

    Sipas kësaj logjike dhe kur je hajdut apo kriminel bëhesh deputet dhe del nga burgu,kjo do të thotë që deputetët janë hajdutë merni të burgosurit dhe futini në parlament.

    Përgjigju
  • Ilyrian: 04/03/2025 23:08

    Sherbimet sekrete Serbe edhe Greke me gjith sherbetoret e tyre ne Shqiperi, jane ulur kembekryq ne Shqiperine e vuajtur zoti i shpetofte Shqipetaret qe gjithmon ne historine e tyre ja futen vetes.

    Përgjigju
  • Gjykata: 04/03/2025 22:42

    Nese e dergon gjykate kushtetuese KQZ eshte e detyruar ta heqe nga lista , pra SPAK dergon KQZ listen sipas rastit ne Gjykate Kushtetuese dhe meqe ish presidenti eshte arrest i kalon gjykates sesi do veproje , a do ta zhbeje ! Nese GJ.K heq nga lista krijohet precedenti qe nese je nen akuz dhe burg nuk lejohet kandidim per deputet ! Edhe mbyllet muhabeti pra ketu kemi KQZ - Spak dhe GJ.Kushtetuese pra duhet te behet nje ligj sipas kerkeses se kohes , ka patur shume precedentë ama precedenti nuk I ngjan tjetrit ndaj do ti kaloje topi I penalltisë Gjykates Kushtetuese pra do jete kjo pak a shume problemi i rradhes, ama sido qe te shkojë duhet patjeter te futet referendumi me ligj ne kushtetute pra pa referendum popujt e EU -NATOs etc etj do jene me pak te lire

    Përgjigju
  • Adi: 04/03/2025 20:33

    Shtete rebele si Shqipëria dhe Kosova! Njëherë i shpallin mëvetësitë pastaj i formojnë gjykatat pastaj i zhbëjnë ato dhe e dorëzojnë mëvetësinë! Sukses në fakt, atë që tentojnë armiqtë e bëjmë ne vet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?