Sali Berisha

Sali Berisha e rrokullis PD-në drejt majës së kodrës si Sizifi shkëmbin e tij

18 Shkurt 2023, 18:00| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 18:04

  • Share

Sizifi i Albert Kamus është një alegori për atë që do të thotë të jesh njeri, mishërim i gjëndjes absurde njerëzore. I ardhur nga bota e nëndheshme e krimit, Sizifi vuan dënimin e dhënë nga Zeusi. Sizifi e shtyn shkëmbin përpjetë drejt majës së kodrës, arrin në majë, dhe pikërisht kur ai ishte gati në përfundim të detyrës guri rrokulliset poshtë kodrës e Sizifi marshon pas tij duke e ditur se do t'i duhet të fillojë të njëjtin proçes nga e para. I dënuar të kryejë të njëjtat rituale të kota çdo ditë në gjeratoren ciklike të një pune joproduktive, në fatin e tij të zymtë poshtërues.  Ndëshkimi i këtij heroi absurd është çmimi që ai duhet të paguaj për pasionet e tij instiktive kriminale që atë si njeri e drejtojnë në këtë botë.

Sizifi Berisha i ndëshkuar nga Zeusi është modeli shqiptar që vuan Sizifin e tij. Në mënyrë ciklike e shtyn shkëmbin e PDsë nga Republika Laprakë-Paskuqan-Babrru drejt torturës së tij, majës së pushtetit te shkallët e Kryeministrisë. Për një sekondë ai është në majë të kodrës, shikon lart dhe buzëqesh. Është lëvizja e tij e lumturisë dhe përbuzjes ndaj fatbërësit. Lumturia zgjat vetëm një çast. Sali berisha betejën absurde ku sjellja e ka zhytur, e merr si një sfidë egzistence. I ndëshkuar dhe poshtëruar politikisht, pa asnjë shteg dalje, i mbërthyer në një punë jo produktive me shpresën e kotë se ajo do të përfundojë një ditë, bën ciklin e fatit të tij absurd që i gjeneron një krizë të thellë personale. Do të donte tmerrësisht që t’i bashkoheshin në gjëndjen e mjerueshme “Non Grata” të paktën edhe 2-3 politikanë të rangut të tij.

Ndoshta si lexues i stërvitur shkon me mendimin ngushëllues të Kamysë se:
“pavarësisht nga jeta, zgjedhjet apo pasojat, ne të gjithë kemi të njëjtin fat dhe për shkak të kësaj mungesë shprese për të ardhmen mund të kemi një ndjenjë ngushëllimi lirie të brendshme”. Për Sali Berishën liri e brendëshme  do të thotë që duhet të harrosh, të mohosh ose të falësh atë që ka ndodhur. Në zvarritjen e saj historike PD-ja e pazonja që të çlirohet, e pazonja që të shkëputet nga Sali Berisha, e traumatizuar e mban atë mbi shpinë. 

Pas pushtetit të përqndruar në krye në një dorë, Sali Berisha dëshmoi që ka më shumë abuzim të pushtetit të përqëndruar në krye. Carl Yung na thotë se, Sizifi me shkëmbin mbi shpinë na tregon që, “ lavjerrësi i mendjes lëkundet midis kuptimit të jetës dhe marrëzive, jo midis së drejtës dhe të gabuarës”. Sigurisht është e lehtë të thuash ose gjykosh diçka të drejtë ose të gabuar, por ne e bëjmë këtë vetëm në nivelin personal dhe nëse ka kuptim për ne apo jo. Nëse nuk ka kuptim për ne, e quajmë gabim. Këtë parim komunist ka ndjekur Sali Berisha i shtyrë nga ato instikte që i ka më të natyrshme. Ideologët rrotull tij janë për të ardhur keq, sepse si Don Kishoti ëndërrojnë ëndrrën e pamundur, dhe janë vënë në kërkim të saj.

Thuhet se udhëheqësit e mençur në përgjithësi kanë këshilltarë të mençur, sepse duhet një person i mençur për t'i dalluar ata.  Vetëm një person i zgjuar mund t’i thotë Sali Berishës të vërtetën në një mënyrë që ai dëshiron që t’a dëgjojë. Sali Berisha i zotëron këshilltarë si A. Lela, A. Biberaj, A. Bumçi, A. Krasta, A. Bushati, B Mustafaj, B. Fevziu, S. Meço, Syri TV , etj.. dhe kjo shpreh forcë, dhe atë e ka me shumicë, mjerisht i mungon fuqia e vërtetë që të zotëroj veten. Me Sali Berishën ndodhi  ajo që e shpreh qartë urtësia popullore: Udhëheqja e keqe është si kalbja brenda trungut të një peme. Pema vdes nga brenda jashtë dhe rrëzohet. Pavarësisht se sa e madhe është apo se sa kohë ka zgjatur jeta e saj, duke pasur parasysh rrethanat e kalbjes, ajo përsëri do të bjerë.

Ka mënyra të ndryshme për t’i shërbyer vendit tënd dhe gjithëkush, veçanërisht shtetari i shërben në mënyrën që i përshtatet më mirë karakterit të tij.  Sali Berisha shërbeu dhe shërben përshtatur karakterit të tij, model absurd i Sizifit me shkëmbin mbi shpinë.

Komento

Komente

  • O tej: 18/02/2023 19:19

    Berisha nuk i sherbeu kombit por p… te Sllobodankes..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?